Komuna e Shtimes fton qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për 17 Shtatorin – Ditën e Rinisë së Shtimes.

Sot (25 shtator) hapet Ekspozita Ndërkombëtare e Karikaturës, e organizuar nga Shoqata e Karikaturistëve HITHI.


Për shkak të kushteve atmosferike, ekspozita është zhvendosur nga sheshi “Ahmet Shtimja” në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, ku do të qëndrojë nga ora 16:00.

Qytetarët janë të mirëpritur të vizitojnë ekspozitën sot dhe nesër, duke shijuar artin ndërkombëtar dhe duke festuar së bashku Ditën e Rinisë në Shtime. /Telegrafi/