Gjatë javës së kaluar në Kosovë katër persona kanë humbur jetën në dy aksidente. E, lidhur me këtë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të hetojë situatën në trafik, pasi që sipas tij gjendja është urgjente si rezultat i numrit të madh të aksidenteve me fatalitet. Por, një espert i komunikacionit ka thënë se kryeministri Haradinaj është duke folur sikur të ishte në odë të burrave.
Kryeministri ka përmendur edhe marrjen e patent-shoferit në forma të ndryshme, si njërin nga shkaqet e ndodhjes së aksidenteve në vend.
“Kërkojmë një hetim se çfarë është duke ndodhur. Ekziston mundësia që edhe marrja e patentë-shoferit në disa forma mund të jetë arsye për këto aksidente të shumta. Është urgjente kjo temë. Të merren masat më shpejt. Unë nuk mund të shpreh ngushëllime çdo ditë, nuk është në rregull. Do të thotë hetoni, merrjani dikujt patentën, bëni minuse. Bëni diçka, se nuk është mirë, çdo ditë po ndodhin këto raste”, ka theksuar Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj ka thënë për Telegrafin, se kryeministri Haradinaj është duke folur sikur të ishte në odë të burrave.
Sipas tij patentë shoferi është vetëm një segment i edukimit dhe se nuk është shkas i aksidenteve në rrugë.
“Askush nuk del me patent – shofer Shumaher [vozitësi gjerman i Formula 1]. Të gjithë dalin vetëm me njohuritë elementare për drejtimin e automjetit. Edhe nëse një person person mund të jetë fenomenal në vozitje, kur të del në komunikacion kemi moshën e tij apo adoloshencën, pastaj alkooli, qejfi, elemente këto që i riu fare nuk i di. Nuk mundet instruktori apo autoshkolla të shkojë tërë jetën pas shoferit. Ata ia mësojnë vetëm detajet dhe elementet kryesore. Andaj Haradinaj po fol si të ishte në odë të burrave. Mblidhen e shohin aksidentin. Njëri thotë patent shoferi i ka fajet, kryeministri dhe të tjerët i bashkangjiten. Ndërsa të gjithë i kanë vetëm nga 8 vite shkollim, nuk marrin vesh asgjë. Është duke më ardhur marre kur po e dëgjoj Haradinajn çka është duke folur për këtë, ndërsa e ka në dorë çdo segment, duke u nisur nga Ministria e Infrastrukturës, dhe nuk merr asnjë masë mbrojtëse”, ka theksuar ai.
Dedaj ka thënë se në Kosovë nuk ka Strategji për siguri rrugore që të hulumtohen shkaqet pse po ndodhin aksidentet.
“Është faktori njeri, faktori rrugë, faktori automjet, faktori incident që ne e quajmë, dhe faktori komunikacion që shkaktojnë aksident. Qeveria jonë duhet të krijojë Strategjinë për sigurinë rrugore. Kosova nuk e ka këtë, madje nuk e kanë përkthyer asnjë nga Kroacia, Sllovenia, Serbia apo Bosnja. Strategjia kryesore duhet të jetë funksionale që të mbështetet në pesë pika: në kuadër, pra sa ka kuadër në Kosovë që të merren me elementet e sigurisë rrugore, pastaj studimi i elementeve të rrugës, që t’i bëjmë rrugët sa më të sigurta, më pas është pika tek automjetet, çka ka bërë Kosova që të freskojë tregun e automjeteve që të jenë më të sigurta. Ne i kemi 80% të automjeteve të amortizuara qe 18 vjet. Faktikisht ne nuk i grahim më automjeteve, por një arme që quhet automjet, që nuk e dimë se kur do të na lëshoj në rrugë. Kemi pikën që lidhet me edukimin, pra cilat janë masat edukative që shpërndahen që të mos shfrytëzohet energji negative në drejtimin e automjetit. Kjo lidhet me atë se a kemi ne poligon të sigurisë, a kemi krijuar ne shoferë të rinj? A duhet të jetë shoferi i ri deri në 2 apo 3 vite përvojë që të drejtojë automjetin nën mbikqyrje. Si dhe në pikën e pestë kemi dhënien e ndihmës së shpejt personave të aksidentuar. Ndihma e shpejtë vonohet tek ne deri në 1 orë, dhe për këtë personat që aksidentohen e që kanë gjakderdhje, vdesin”, ka theksuar ai.
Ai ka thënë se pasi të kyqen këto pesë shtylla tek një aksident, më pas duhet të dërgohet që të hulumtohet dhe të verifikohet shkaku i aksidentit.
“Këto 5 shtylla duhet të kyqen dhe nëse ndodh aksidenti në kuadër të këtyre duhet të shkohet e të hulumtohet, por jo në odë të burrave, mirëpo në institut ku ka profesora dhe doktora shkence që merren me hulumtime, e jo këta që kanë kryer bachelor. Ata doktorë shkence do të hulumtonin që ta gjenin shkakun pse ka ndodhur aksidenti, pastaj ne e përcaktojmë ndonjërin nga faktorët dhe i gjejmë elementet. Po ashtu është edhe një gjë tjetër, e gjithë Evropa e ka hartën me pika të zeza, me vende të rrezikshme. Nndërsa ne nuk i kemi, kurse kryeministri ulet e flet si në odë të burrave”, është shprehur ai.
Ndërsa gjatë dy muajve të parë të 2019-të Policia ka njoftuar se 15 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, kurse Policia e Kosovës çdo ditë apelon tek qytetarët e vendit që të bëjnë kujdes në trafik./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!