Emanuel Bajra, analist dhe ekspert financiar që punon e jeton në Londër ka folur në emisionin “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu se pse po ndodh rritja e çmimeve të konsumit ditor dhe derivateve në Kosovë dhe në tregun global.
Eksperti i tregjeve ndërkombëtare thotë se janë shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve në mbarë botën.
Ai thotë se pavarësisht që vëmendja është te lufta në Ukrainë apo përçarja në Bashkimin Evropian, ka edhe faktorë tjerë te rritja e çmimit të naftës.
“Fillimi i krizës është te viti 2007 kur vendet e G-20 vendosën të shtypin një sasi të madhe të parave pasi bankat ishin të bankrotuara. Nga ajo kohë pati një fryrje artificiale të aseteve që investitorët blejnë. Shembull nëse një person në vitin 2008 ka poseduar asete në vlerë prej 200 dollarëve, asetet e të njëjtit një vit më vonë janë rritur në vlerë 100%”.
Eksperti thotë se pas kësaj situate u krijua një pabarazi e madhe mes ekonomive globale.
“Bankat më pas morën vendim që të ndalin ritmin e shtypjes së parave”.
Bajra që është ekspert i tregjeve ndërkombëtare thotë se investitorët ndërkombëtarë u kapën nga paniku dhe filluan që të gjitha asetet t’i konvertojnë në dollar.
“Me krijimin e këtij paniku filloi edhe rritja e inflacionit”.
Me fillimin e agresion rus mbi Ukrainën situata ndryshoi edhe më tej për të keq, sipas analistit financiar.
“Më herët ishte problemi i dollarit, pas kësaj situata u shfaq edhe kriza e ushqimit dhe ngritja e çmimeve”.
Duke folur për problemin e naftës, Bajra thotë se në fillim të prillit në bursat ndërkombëtare pati një rënie të çmimit të naftës, por kjo nuk ndodhi edhe në Kosovë.
“Pavarësisht se nga Qeveria u kërcënuan naftëtarët dhe u përcaktua marzha, duke u premtuar edhe ulja e akcizës, nuk pati ulje çmimesh. Rregullatori në Kosovë është shumë i dobët. Autoriteti i konkurrencës në Kosovë nuk është funksional dhe ajo po reflekton te çmimet”.

Ai thotë se megjithatë problemi i çmimeve të naftës në Kosovë varet nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.
“Me futjen në lojë të Arabisë Saudite, që është furnizuesi i dytë më i madh i naftës pas SHBA-së, situata mund të ndryshojë”.
Megjithatë ai thotë se problemi mbetet si të lidhen uljet e çmimit në tregjet ndërkombëtare me reflektimin në Kosovë.
Për këtë ka dhënë dy propozime.
“Një zgjidhje mund të jetë aleanca e Qeverisë më sektorin privat në mënyrë që të krijohen rezerva të naftës dhe gazit. Derisa zgjidhje tjetër mund të jetë te akciza. Por kjo duhet të bëhet me një marrëveshje mes shtetit dhe bizneseve private. Operatorët privat që merren me tregtinë e naftës në Kosovë nuk duhet të merren si armiq , por duhet të krijohet një balancë mes kërkesave dhe çmimit real në Kosovë”.
Bajra thotë se vështirë se mund të pritet një stabilizim i tregjeve dhe çmimeve në përgjithësi.
“Deri në fund të vitit mund të ketë një tjetër rritje deri në 7%. Por kjo varet edhe nga Amerika nëse do të vendos të lirojë dollarin. Por kjo gjë mund të ndodh vetëm nëse ka njëfarë qetësie gjeopolitike. Me ardhjen e diasporës në Kosovë mund të ketë një stabilitet, por Qeveria të përgatitet me ardhjen e shtatorit”, deklaroi tutje Bajra./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë