LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët shpallin dietën mesdhetare si dietën më të mirë në botë

Ekspertët shpallin dietën mesdhetare si dietën më të mirë në botë

Për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare, e pasur në yndyra të shëndetshme, peshk, drithëra dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq – u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report

Dieta mesdhetare la as shumë dieta të njohura, si ajo keto ose vegane, dhe u cilësua edhe si dieta më e lehtë për t’u mbajtur.

Dieta mesdhetare u prezantua për herë të parë në vitin 1993 bashkë me piramidën e saj ushqimore. Nuk ka një listë fikse me produkte, sepse çdo rajon i detit Mesdhe e përshtat atë në bazë të traditës gastronomike.


E përbashkëta e rajoneve të Mesdheut, ku këtu bën pjesë edhe vendi ynë, është gama e gjerë e ushqimeve: perime, fruta, fara, drithëra, vaj i ullirit, kosi, djathi, peshku, vezët dhe vera.

Sekreti i dietës mesdhetare qëndron te freskia e ushqimeve; ato duhet të jenë bio dhe të sezonit. Dieta mesdhetare lejon në sasi të vogla mishin dhe ëmbëlsirat dhe shoqërohet gjithnjë me aktivitet fizik.

Vaji i ullirit është një ndër sekretet e kësaj diete. Ai duhet të jetë ekstra i virgjër, sepse yndyrat e ngopura janë në përqindje të vogël, krahasuar me vajin e zakonshëm të ullirit.

Përfitimet e dietës mesdhetare: forcon shëndetin e zemrës, mbron organizmin nga kanceri, parandalon mbipeshën dhe diabetin, rezulton më e shëndetshme se dieta vegane.

Dieta mesdhetare është më tepër një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë. Në vijim gjeni një udhëzues të thjeshtë:

– Çdo ditë fruta dhe perime të stinës.
– Çdo ditë drithëra integrale (grurë, misër, oriz, tërshërë, elb), fasule, thjerrëza, qiqra.
– Dy deri në tre herë në javë duhet të konsumoni peshk dhe prodhime deti.
– Duhet të keni pjesë të dietës suaj ushqimore arrat, bajamet, susamin, farat e kungullit dhe erëzat si rigoni, rozmarina, trumza etj.
– Mish i kuq dhe ëmbëlsira duhet të jenë në sasi të vogla.
– Përdorimi i vajit të ullirit.
– Konsumi i kontrolluar i verës së kuqe dhe çajrave bimorë.
– Aktiviteti fizik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori