Jennifer Lopez (lindur më 24 korrik 1969) dhe Alex Rodriguez, "A-Rrod" (lindur më 27 korrik 1975) janë të dy shenja e Luanit

Për më tepër, Dielli i tyre është vetëm disa gradë larg në zodiak, që do të thotë se kur bashkojmë diagramet e tyre të lindjes, dy ndriçuesit formojnë një aspekt të fuqishëm bashkimi.


Luani njihet për zemrën e madhe dhe tipin dramatik, arsye që e bëjnë dhe çiftin të jetë shpesh qendra e vëmendjes. Por shtrirja intensive e shenjës së Diellit të të dyve gjithashtu flet për një ndjenjë të thellë mirëkuptimi dhe pajtueshmërie midis çiftit në nivel shpirtëror.

Ky mirëkuptim natyrshëm kë të bëjë me dëshirat, prirjen dhe vërtetësinë e njëri-tjetrit, shkruan Bustle.

Në një intervistë të vitit 2017, Rodriguez shprehet: "Ne jemi të dy Luanë, të dy vijmë nga New Yok, jemi latinë dhe shumë gjëra të tjera."

Ndërsa Lopez thotë: "Ai më kupton në një mënyrë që s'më ka kuptuar askush dhe të njëjtën gjë mendon dhe ai për mua."

Këto janë dëshmi të lidhjes së tyre Diell me Diell, por nga ana tjetër ky kombinim Luanësh sugjeron që mes tyre do të ketë edhe drama.

Luani është shenjë unike e sunduar nga Dielli, i cili është qendra e sistemit tonë diellor dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të astrologjisë.

Dielli është i vetmi planet në astrologji që është gjithashtu një yll - dhe ashtu si yjet, Luanët duan të shkëlqejnë dhe të kenë gjithë vëmendjen për vete. Thënë kjo, dyshes mund t'i duhet të punojë për të ndarë vëmendjen në marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë, shenjat e tyre të Mërkurit, që rregullojnë komunikimin, janë Gaforrja (Alex) dhe Ujori (Jennifer), citon Anabel.

Ky kombinim mund të tregojë lehtësisht për keqkuptime dhe lëndime ndjenjash, por megjithatë, përmes komunikimit mund të gjendet gjuha e përbashkët.

ca97ba1c 90fd 4c13 9a65 e1f4b9642d00 getty 1127288067

A është krijuar kjo marrëdhënie për të zgjatur?

Listat e astrologjisë së Lopez dhe Rodriguez tregojnë për një lidhje të qëndrueshme që do t'i lejojë ata të kapërcejnë çdo pengesë. Një lidhje kaq harmonike midis të dyve në grafikët e tyre ilustron një partneritet të përkushtuar dhe të qëndrueshëm që është ndërtuar për t’i bërë ballë çdo gjëje.

Si Lopez ashtu edhe Rodriguez ka të ngjarë të ndihen të lirë të ndjekin ëndrrat e tyre në mënyrë të pavarur, por gjithashtu do të jenë të suksesshëm në pushtimin e qëllimeve të përbashkëta dhe punën si ekip.

Prandaj, kur dyshja thotë se "po punon për të përmirësuar disa gjëra", duhet t'i besoni sepse përputhshmëria midis tabelave të tyre të lindjeve tregon se dashuria e tyre ka të ngjarë të zgjasë. Mbetet veç të shohim! /Telegrafi/

90793fb1 ed98 4cc7 9180 0d88dc07ce56 getty 1129484841