Në kuadër të projektit NaturKosovo, të mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë javën e kaluar u shënua një moment i rëndësishëm përmes një ekspeditë të gjatë në zemrën e shtigjeve magjepsëse të Via Dinarica në Kosovë.
Ky aktivitet përfaqëson jo vetëm një udhëtim në natyrën e paprekur, por edhe një hap të rëndësishëm drejt hulumtimit dhe forcimit të lidhjeve midis akterëve të projektit me njerëzit lokal dhe promovimit të trashëgimisë së pasur natyrore e kulturore të këtij rajoni të jashtëzakonshëm.
Ekipi përgjegjës për krijimin e përmbajtjes së shtegut, bashkë me guidë, fotograf, kameraman, e tekstshkruajtës, nga data 19 gusht deri më 26 gusht 2024, nën udhëheqjen e organizatës së vetme lokale të përfshirë në projekt “Utalaya Foundation”, me mbështetjen e anëtarëve të OJQ- së italiane “Volontari nel Mondo RTM”, ka filluar punimet përgatitore për zhvillimin e web faqes dhe librit udhëzues për shtigjet malore të Via Dinarica në Kosovë.

U organizua një ecje 8 ditore nga Peja në Junik, duke kaluar nëpër komunën e Deçanit me kalime nëpër lokacionet kyçe si: Lipa, Stedim, Hajla, Boga, Haxhaj, Kuqishtë, Milishevc, Bjeshkët e Gacaferrit dhe Gropa e Erenikut duke e përfunduar në Koshare.
Aktiviteti ishte thelbësor për mbledhjen e informacioneve në lidhje me shtigjet e Via Dinarica-s, të cilat do të përfshihen në faqen e internetit dhe në udhëzuesin për ecje malore.
“Të dy këto mjete komunikimi do të promovojnë rrugët, trashëgiminë natyrore dhe shërbimet e ofruara nga komunitetet lokale përgjatë Via Dinarica në Kosovë.
Shtigjet e Via Dinarica-s përshkojnë vargmalet e larta të Alpeve Dinarike, duke kaluar nga Sllovenia deri në Shqipëri dhe duke zënë vend në zemrën e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në Kosovë, këto shtigje shtrihen si një vijë e artë përmes peizazheve magjepsëse dhe ngjyrave të ndezura, duke ofruar një simfoni të pasur të florës dhe faunës”, thuhet në komunikatë.
Me një shtrirje prej 120 kilometrash brenda Parkut Kombëtar të “Bjeshkëve të Nemuna”, këto shtigje përfaqësojnë zemrën e projektit NaturKosovo, duke sjellë në pah bukuritë e rralla dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme natyrore të këtij rajoni.

Qëllimi kryesor i NaturKosovo-s është të promovojë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm duke përmirësuar seksionin kosovar të Via Dinarica-s në zonat e Pejës, Deçanit dhe Junikut.
Përmes projektit, është realizuar një aktivitet i detajuar i hartimit, ndjekur nga një proces intensiv i mirëmbajtjes së rregullt dhe jashtëzakonshme të seksioneve të papërdorura.

Për më tepër, janë hapur lidhje të reja me shtigjet malore, duke lidhur qendrat e qyteteve të 3 komunave, Pejës, Deçanit dhe Junikut, të cilat kanë qenë aktivisht të përfshira në aktivitetet e projektit.
NaturKosovo është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, udhëhequr nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano në bashkëpunim me Fondacionin Utalaya, Klubin Alpin Italian, Korpusin Kombëtar Italian të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik dhe Shoqatën Italiane për Turizmin e Përgjegjshëm. /Telegrafi/


Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa