Ekskluzive – Instrumentali i këngës së re nga Blunt dhe Real i huazuar
Kënga e re e Blunt dhe Real 1, “Rambo” është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.
Megjithatë, instrumentali i projektit nuk është plotësisht origjinal.
Një prej atyre që njihet nga producentët si “loop” është marrë nga kënga ChildsPlay & Chuckie – Bruk Out, shkruan Telegrafi.
Mjafton të dëgjohet projekti dhe do të kuptohet lehtë se ngjashmëri të mëdha ekzistojnë, ndonëse nuk dihet nëse Blunt ka siguruar të drejtat autoriale për “loopin” apo pjesën në fjalë.
Edhe më parë Blunt dhe Real kanë qenë të akuzuar për kopjime të tilla, si kënga “Sedat” që po ashtu nuk është origjinale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/06/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































