LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Ardian Kozniku, pjesë e stafit te Kombëtarja e Kroacisë U-19

Ekskluzive: Ardian Kozniku, pjesë e stafit te Kombëtarja e Kroacisë U-19

Ish-futbollisti i njohur, tani trajneri Ardian Kozniku, është punësuar në Federatë Kroate të Futbollit.

Kozniku që ka qenë pjesë e Kombëtares së Kroacisë kur fituan medaljen e bronztë do të jetë pjesë e stafit të  Kroacisë U-19 që drejtohet nga Ivan Gudelj.

Kozniku është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e këtij stafi.


“Nga sot mund t’iu konfirmoj se kam marr ftesën që të jem pjesë e stafit teknik te U-19 të Kroacisë”, ka thënë gjakovari për Telegrafin.

Ai do të debutojë si trajner në ndeshjet miqësore me Malin e Zi, Bosnjën dhe Turqinë, nga 11 deri më 15 dhjetor.

Kozniku ka veshur shtatë herë fanellën e kroate dhe ka shënuar dy gola

“Me kënaqësi e kam pranuar ftesën e federatës dhe jam i lumtur që do të jem përkrahë selektorit Ivan Gudelj”, shtoi ai.

Kozniku ka qenë më parë trajner te Shkëndija e Tetovës.

Ardian Kozniku: Luka Modric sakrifikoi shumë, ai është model për talentët e ri
Lexo po ashtu Ardian Kozniku: Luka Modric sakrifikoi shumë, ai është model për talentët e ri

Ai ka qenë një nga kandidatët më serioz për ta marr drejtimin e Kosovës, por që në fund u zgjodh Bernard Challandes.

Ardian Kozniku

Kozniku ka bërë karrierë të bujshme si futbollit, ku ka luajtur në kampionate si ai i Kroacisë, Francës,  Qipros e Austrisë.

Ai ka luajtur për  Kroacinë disa ndeshje, ndërsa është paraqitur edhe me fanellën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Kalo në kategori