Me rrëfime të tjera suksesi janë përmbyllur aktivitetet e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë të organizuar nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK).
Dita e pestë dhe e gjashtë e Javës Globale të Ndërmarrësisë për vitin 2019, përcollën para shumë të rinjve kosovarë mesazhin për rëndësinë e ndërmarrësisë dhe sektorit privat në nisjen dhe zhvillimin e karrierës profesionale, por edhe kontributit aq të nevojshëm për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës.
Të rinjtë e Komunës së Vitisë patën mundësi të dëgjojnë dhe të marrin përgjigje në pyetjet e tyre për sfidat dhe përfitimet e biznesit nga ndërmarrësi Ardian Hoxha në një aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Lindje, në të cilin morri pjesë edhe Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti. Në të njëjtën kohë në Prishtinë, të rinj të tjerë kishin mundësinë të komunikonin me Rron Cena nga kompania FORMON, si dhe Agon Avdimetaj nga kompania Zombie Soup.
Studentët e Kolegjit AAB dëgjuan përvojat e ndërmarrëseve Shemsije Dërmaku nga GrandDecor dhe Pranvera Dalloshi nga Bliss Cosmetics, në një panel me ligjëruesin Pleurat Mustafa. Dy gra të tjera të suksesshme, Afërdita Mekuli nga Programi i USAID për Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, si dhe Afrore Rudi nga Deloitte Kosova, ndanë rrëfimet e tjera me një audiencë të 30 vajzave dhe grave, pjesëmarrëse të programit të Odës Amerikane për Rritjen e Punësimit të Grave, të përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Dita e fundit u shënua me aktivitetin “Të fillosh Biznes Digjital në Kosovë”, ku të rinjtë kosovarë u njohën me perspektivën e të bërit biznes në fushën e ekonomisë digjitale me Mentor Latifin nga kompania amerikane Sutherland, si dhe Arianit Fazliun nga kompania Kutia.
Përmes gjithsej katërmbëdhjetë aktiviteteve në Prishtinë, Mitrovicë, Shtime, Drenas dhe Viti, Oda Ekonomike Amerikane synoi frymëzimin e të rinjve kosovarë për përfitimet nga ndërmarrësia dhe sektori privat.
Java Globale e Ndërmarrësisë organizohet në rreth 180 shtete të botës, ndërsa nën udhëheqjen e Qendrës së Inovacionit të Kosovës, në Kosovë janë organizuar në tërësi rreth 80 aktivitete në kuadër të kësaj jave nga 48 organizata partnere. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë