Lionel Messi i është dhënë një vlerësim 94 në listën e heronjve ndërkombëtarë të FIFA-s.

EA Sports ka vlerësuar paraqitjen e pesë lojtarëve me kombëtaret , nga argjentinasi Messi deri tek mbrojtësi panamez, Roman Torres, i cili realizoi golin e fitores kundër Kosta Rikës duke i garantuar Kupën e Botës për herë të parë në historinë e vendit.


Një histori e ngjashme ka ndodhur edhe me talentin e Evertonit, Gylfi Sigurdsson, i cili gjithashtu hyri në këtë listë pasi që ishte lojtari kryesor në fitoren e Islandës kundër Kosovës me rezultat 2-0. Islanda u kualifikua për herë të parë në botëror.

Ndërkohë, sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah u shpall hero i Egjiptit të dielën pasi shënoi golin vendimtar në kohën shtesë për vendin e tij, i cili në botëror do të paraqitet pas 27 vjete mungese.

Një tjetër golashënues i fundit në këtë përzgjedhje është edhe Kendall Waston i Kosta Rikës, i cili para katër dite realizoi golin e barazimit kundër Hondurasit, duke i siguruar një vend në botëror.

E Messi ishte fantastik në takimin e fundit kundër Ecuadorit, duke realizuar tre gola vendimtar, ku argjentinasit ishin në disavantazh prej një goli dhe në fund triumfuan 3-1.

Ndryshe, FIFA ka përzgjedhur edhe 23 lojtarët më të mirë të dy ndeshjeve fundit të eliminatoreve për botërorin, i cili do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi. /Telegrafi/ Ekipi prej 23 lojtarëve:

Sergio Herrara (Spanja - Osasuna)

Stephane Lichtsteiner (Zvicra - Juventus)

Andreas Granqvist (Suedia - Krasnodar)

Kari Arnason (Islanda - Aberdeen)

Christian Eriksen (Danimarka - Tottenham)

Blaise Matuidi (Franca - Juventus)

Sandro Wagner (Gjermania - Hoffenheim)

Marko Arnautovic (Austria - West Ham)

Antonio Sanabria (Paraguai - Real Betis)

Leon Goretzka (Gjermania - Schalke 04)

Robert Lewandowski (Polonia - Bayern Munich)

Federico Agliardi (Italia - Cesena)

Alvaro Odriozola (Spanja - Real Sociedad)

Ben Whiteman (Anglia - Doncaster Rovers)

Daryl Murphy (Republika e Irlandës - Nottingham Forest)

Khalid Boutaib (Moroko - Yeni Malatyaspor)

Junior Negrao (Brazili - Daegu FC)

Roy O’Donovan (Republika e Irlandës - Newcastle Jets)

Andrej Kramaric (Kroacia - Hoffenheim)

Jozy Altidore (SHBA - Toronto FC)

Mohamed Elyounoussi (Norvegjia - Basel)

Steven Zuber (Zvicra - Hoffenheim)

Tim Cahill (Australia - Melbourne City)

telegrafi sport app