"Ekipi i Kosovës" - Hoffenheim poston fotografi të katërshes dardane

Augsburg dhe Hoffenheim kanë luajtur baras 2-2 të premten mbrëma në Bundesliga.
Ka qenë një duel shumë i fortë në Bundesliga, por edhe një përballje e shqiptarëve.
Në këtë takim katër futbollistë kosovarë kanë zbritur në fushë, Elvis Rexhbecaj për vendasit e Augsburg, derisa treshja e Hoffenheim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

E katër reprezentuesit dardan janë takuar pas ndeshjes duke qëndruar së bashku.
Ka qenë edhe faqja zyrtare e Hoffenheim që ka publikuar një foto të katër futbollistëve duke shkruar "Ekipi i Kosovës". /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































