Ekipet pjesëmarrëse në kualifikuesen e Azisë PGL ASIA RMR CS:GO

Nesër (e premte) do të fillojnë ndeshjet kualifikuese për ekipet e rajonit të Azisë për në Majorin e CS:GO PGL Antwerp Major 2022.
Në kualifikuesen e Azisë bëjnë pjesë gjithsej katër skuadra, ku dy prej tyre do të sigurojnë një vend për në PGL Antwerp Major.
Pjesë e këtij kualifikimi janë dy ekipet nga Australia, LookingForOrg dhe Renegades, si dhe ekipi nga Kina, TyLoo dhe ekipi nga Mongolia, IHC.
Katër ekipet do të ndeshen në formatin ‘bo3’, TyLoo do të përballet me ekipin IHC, ndërsa Renegades do të përballet me ekipin LookingForOrg.
Këto janë oraret e dy ndeshjeve të para, të cilat zhvillohen nesër (e premte):11:00 TyLoo – IHC 14:45 Renegades – LookingForOrg
Formacionet e ekipeve:LookingForOrg Mike “ap0c” Aliferis Euan “sterling” Moore Jared “HaZR” O'Bree Benson “Liki” Niuila James “SaVage” Savage
Renegades Simon “Sico” Williams Jay “Liazz” Tregillgas Alistair “aliStair” Johnston Joshua “INS” Potter Jordan “Hatz” Bajic
TyLoo YuLun “Summer” Cai
Hansel “BnTeT” Ferdinand
YuanZhang “Attacker” Sheng
Kelun “SLOWLY” Sun
Zhenghao “DANK1NG” Lv
IHC
Batbayar “kabal” Bat-Enkh Yesuntumur “nin9” Gantulga Tengis “sk0R” Batjargal Garidmagnai “bLitz” Byambasuren Munkhbold “Techno” Sodbayar
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































