LAJMI I FUNDIT:

Ekipet në Turqi shpëtojnë qenin që mbeti i bllokuar 23 ditë nën rrënoja

Ekipet në Turqi shpëtojnë qenin që mbeti i bllokuar 23 ditë nën rrënoja

Një qen husky u shpëtua mrekullisht nga rrënojat në Turqi – pasi mbeti i bllokuar për 23 ditë nën një ndërtesë dykatëshe të shembur, me sa duket pa ushqim dhe ujë.

Alex u nxor nga rrënojat prej ekipeve të shpëtimit në Antakya në provincën e Hatay-t kur e dëgjuan atë derisa kryenin kërkime aty pranë, transmeton Telegrafi.

Seria e tërmeteve shkatërruese ka lënë të vdekur më shumë se 50 mijë njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore. Hatay është një nga provincat që është goditur më shumë.


Pamjet të këtij shpëtimi emocionues treguan përpjekjet e ekipit për ta liruar Alexin nga rrënojat. Pavarësisht se kishte kaluar 23 ditë i mbuluar me rrënoja, gjëja e parë që bëri këlyshi miqësor ishte të lëpij me gëzim fytyrën e shpëtimtarit të tij.

Qeni kafe-bardhë dukej i lehtësuar derisa vështron rrethinën e tij kur qëndron i sigurt në krahët e një vullnetari.

Alex u dërgua në spitalin fushor HAYTAP, ku mori trajtim dhe vullnetarët i dhanë kujdes dhe vëmendje pas shpëtimit.

Qeni ishte i rraskapitur dhe kishte humbur peshë – por përndryshe ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

“Mbretëresha e orgjive!” Rrëfehet 80-vjeçarja që ka bërë seks me 1 mijë meshkuj (Foto)

“Mbretëresha e orgjive!” Rrëfehet 80-vjeçarja që ka bërë seks me 1 mijë meshkuj (Foto)

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Punonjësi i aeroportit udhëzon aeroplanët duke vallëzuar (Video)

Punonjësi i aeroportit udhëzon aeroplanët duke vallëzuar (Video)

Djaloshi që dëshiron të duket si një

Djaloshi që dëshiron të duket si një "alien i zi", hoqi hundën dhe buzën e sipërme

Kalo në kategori