Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka nisur punën fuqishëm për projekte të reja muzikore.

Ajo po bën rikthimin me një këngë që do të titullohet “Jetë”, e për të cilën ka bashkëpunuar me Filloreta Raçin - Fifin.


Ky projekt u bë e ditur se do të publikohet në ditën e nesërme, me datë 26 maj.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka sjell disa imazhe nga prapaskenat e videoklipit, ku shihet në formë të mahnitshme.

“E kur shkove, pse m’harrove”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë reagimet, fansat e së cilës mezi po presin për rikthimin në muzikë.

Pritet të shihet se çfarë ka përgatitur dhe në çfarë zhanri po vjen Tako. /Telegrafi/