Efron: Nëna më dhuroi prezervativë për Krishtlindje

Duke folur në një intervistë për magazinën Elle, ylli i filmit “High School Musical”, Zac Efron, ka zbuluar se nëna e saj i kishte dhuruar një kuti të madhe me kontraceptivë, pasi ai dhe e dashura e tij Vanessa Hudgens ishin fotografuar së bashku në një seks shop.
“Ishte dy vite më herët. Ishte një shitore normale, ndërsa prapa kishte një sektor për të rritur dhe kishte gjëra të rriturish. Dhe një grua e vjetër ma kërkoi një foto”, ka treguar Zac.
“Nëna ime më tha, ‘Zac, çfarë keni blerë në seks-shop?’. I thash, ‘Mami, qetësohu, nuk ishte dyqan i gjërave të seksit’. Ajo nuk më dëgjoi, më tha, ‘E dija se jeni tërheqës ndaj seksit’. Këtë Krishtlindje, ajo më ka dhuruar kutia të mëdha ekonomike me prezervativë”, ka shtuar aktori.
Nga
Telegrafi
07/03/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































