Ka shume faktorë që “nxisin”përdorimin e dënimeve fizike kundrejt fëmijëve, mes të cilave: të mësuarit me një edukim të bazuar mbi shuplakat nga prindërit dikur, predispozitë për të përdorur forcë fizike, si dhe nga vetë kultura, së cilës i përkasim.
Shpesh dënimi fizik vjen kur vetë prindi gjendet në një situatë të thellë emocionale trishtimi ose inati turfullues, të cilat kanë tendencën të ulin pragun e vetëkontrollit. Kjo gjë mund të vijë dhe nga dështimi i strategjive edukative që kemi përdorur me fëmijët.
Cilat janë pasojat e dënimeve fizike?
– Në zhvillim: Pjesa më e madhe e fëmijëve që pëson dënime fizike për shkak të sjelljes agresive, zhvillon një agresivitet akoma më të madh në të ardhmen; ashtu si e tregon edhe një studim i Murray Straus studiues shkencor ne Universitetin New Hampshire, i cili thotë se: shuplakat janë të lidhura me një rritje të sjelljeve të këqija të fëmijës dhe është e kundërta e asaj që të gjithë mendojnë.
Këto rezultate janë koherente me një numër të madh studimesh, thotë Straus, i cili ka analizuar tendencat kriminale të studentëve universitar në 15 vende duke përdorur 9 matës së kriminalitetit.
– Zhvillimi i inteligjencës – Zhvillimi i inteligjencës dhe i aftësive konjitive, duket se pëson dëmtime nëse fëmija është rrahur me shuplaka kur ka qenë i vogël. Këtë e vë në dukje një studim, rezultatet e të cilit u bënë publike në San Diego me rastin e Konferencës Internacionale të Dhunës, Abuzimit dhe Traumës.
Sipas këtij kërkimi, kur fëmijët kanë pësuar dhunë fizike, janë të destinuar të kenë një koeficient intelekti më të ulët në raport me fëmijët tjerë. Sipas autorit të këtij kërkimi, edhe pak raste goditjesh me shuplaka në të ndenjura, mund të ndikojnë dhe të sjellin një ngadalësim në zhvillim dhe në aftësitë konjitive të fëmijës. E gjitha kjo tregon se, truri ynë, nuk mbetet indiferent ndaj atyre elementeve që duken se i përkasin vetëm situatave të dimensionit fizik dhe trupor.
Mos e dënoni fëmijën
Fëmijën e dënojmë në mënyrë që të sjellim një korrigjim, por në të vërtetë ai përvetëson krejt tjetër gjë…mëson se problemet mund të zgjidhen me dhunë dhe nëse ne, edukatorët dhe prindërit e tyre, duam t’iu mësojmë fëmijëve vetëkontrollin nëpërmjet dënimeve fizike, marrim tërësisht një rezultat të kundërt, njësoj si rezultati kur lëshojmë një ‘boomerang’, i cili kthehet mbrapa.
Fëmija mëson që udhëheq “ligji i më të fortit” dhe mendon se është e drejtë t’i keqtrajtosh fëmijët më të vegjël.
Kujtojmë gjithashtu që, keqtrajtimi i fëmijëve rrit mundësinë që kur të jenë të rritur, të kenë një koeficient të ulët të inteligjencës, më pak vetëkontroll, mund të zhvillojnë tendenca për t’i thyer rregullat, vetëvlerësim të ulët, marrëdhënie jo të mira, mund të jenë subjekt ndaj depresionit dhe shumë më tepër, me predispozite për t’i dhunuar ata fëmijët e tyre, kur të jenë prindër vetë ata.
Dhe e fundit që duhet të kujtojmë është se, edhe disa shuplaka në të ndenjura, konsiderohen një agresion i vërtetë fizik ndaj fëmijës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre
Kur mund t’i jepni kos dhe djathë bebit tuaj?
Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe