LAJMI I FUNDIT:

Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Edukimi seksual për fëmijët: Përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Kureshtja rreth seksit është hap natyral për të mësuar më shumë për trupin tonë

Edukimi seksual i ndihmon fëmijët ta kuptojnë trupin dhe u ndihmon të ndihen më pozitiv për trupat e tyre.

Diskutimi i seksit gjithashtu është pjesë e një komunikimi të hapur me fëmijën tuaj. Komunikimi i hershëm, i sinqertë dhe i hapur mes prindërve dhe fëmijëve është shumë i rëndësishëm, e veçanërisht kur fëmija bëhet adoleshent.


Nëse komunikimi i hapur është normal, fëmijët janë më të prirë të flasin me prindërit për të gjitha problemet tjera që i kanë gjatë adoleshencës, siç është depresioni, dashuriçkat, abuzimin me droga dhe alkool, e gjithashtu edhe për çështjet seksuale.

Strategjia më e mirë është ta filloni bisedën për seksin herët dhe ta vazhdoni me rritjen e fëmijës. Kjo u mundëson prindërve ta shmangin një bisedë të ‘madhe’ dhe aspak komforte kur fëmija e arrin moshën e adoleshencës [atëherë kur fëmija veçse është i (keq)informuar për seksin nga miqtë].

Këto biseda janë më të lehtat për t’i filluar kur e shihni një grua shtatzënë apo një bebe.

Kur prindërit flasin me prindërit rreth seksit, ata sigurohen se fëmijët i marrin informacionet e sakta. Prindërit, siç thonë ekspertët, duhet të jenë burimi kryesor i informacioneve të fëmijëve për seks.

Informacionet e sakta rreth seksit i mbrojnë fëmijët nga rreziqet e ndryshme kur të rriten, transmeton Telegrafi.

Nëse prindërit nuk flasin me fëmijët për seksin, ata do t’i mësojnë gjërat te dikush tjetër

Ekspozimi i fëmijëve në informacione seksuale fillon shumë më herët se ç’mund ta imagjinojnë fëmijët.

Mos bisedimi me fëmijët për seksin do të thotë se prindërit kanë më pak kontroll mbi atë se çfarë dhe si mësojnë për seksin.

Gjithashtu, prindërit nuk duhet të varen në sistemin arsimor për të mësuar edukimin seksual. Varësisht se ku jetoni, lënda e edukimit seksual shpeshherë din të shmanget.

Por nëse fëmija juaj ka mësuar për seksin në shkollë, atëherë pyetni se çfarë kanë mësuar dhe shihni a i ka kuptuar gjërat siç janë në të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky model flokësh që realizohet lehtë dhe shpejt do të dominojë muajt e ardhshëm!

Ky model flokësh që realizohet lehtë dhe shpejt do të dominojë muajt e ardhshëm!

Flokë dhe stil
Sjelljet që zbulojnë një fëmijë të cilit i bërtasin shpesh

Sjelljet që zbulojnë një fëmijë të cilit i bërtasin shpesh

Fëmija juaj
Ky kombinim i pazakontë rrobash nga Bella Hadid do t'ju bëjë ta provoni edhe ju!

Ky kombinim i pazakontë rrobash nga Bella Hadid do t'ju bëjë ta provoni edhe ju!

Moda
Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Tri xhaketa që do të mbizotërojnë trendët e pranverës

Keshilla Modë
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Shtatzëna
Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Këta thonj do të jenë më të pëlqyerit e stinës: Janë të thjeshtë, por i japin një prekje të veçantë çdo stili

Manikyr dhe pedikyr
Kalo në kategori