LAJMI I FUNDIT:

Edon Maxhuni talenti që po shkëlqen në NCAA: Ëndrra ime është të luaj në Euroligë ose NBA

Edon Maxhuni talenti që po shkëlqen në NCAA: Ëndrra ime është të luaj në Euroligë ose NBA

Shumë futbollistë nga Kosova kanë pushtuar ligat më të njohura në Evropë dhe më gjerë falë talentit të tyre të madh.

Por tani edhe në basketboll kanë filluar të dalin talent të jashtëzakonshëm nga vendi i ynë që po na bëjnë krenar çdo ditë me lojërat e tyre.

Njëri nga ta është edhe Edon Maxhuni nga Mitrovica që luan në pozitën e fundorit në njërën nga ligat më të forta të kolegjeve NCAA.


Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Edoni flet rreth karrierës së tij në skuadrën Long Beach State si dhe Përfaqësuesen e Finlandës ku aktivizohet.

19-vjeçari me basketboll ka filluar qysh në moshë të hershme derisa ëndërron të jetë një ditë në Euroligë ose NBA.

“Në moshën gjashtë vjeçare kam filluar të luaj basket në klubin Hyvinkaan Poteva, që është klubi i qytetit në të cilin kam lindur”, shprehet fillimisht Maxhuni.

Pas klubit të fëmijërisë, Maxhuni kishte vazhduar ushtrimet në akademinë HBA në Helsinki ku kishte ushtruar katër ditë në javë ndërsa në të njëjtën kohë shkonte edhe në klubin HNMKY.

“Sa isha pjesë e HNMKY kam luajtur me moshatarët e mijë por edhe me gjenerata më të vjetra që ishin se un dy ose tri vite. Gjatë dy viteve në këtë klub kam fituar dy tituj të Finlandës U18 dhe titullin e Ligës së dytë në akademinë HBA”, tregon Maxhuni për Telegrafin.

Talenti nga Mitrovica kishte vendosur ta vazhdoj karrierën në HBA pastaj ku për tri vite në dy të fundit ishte zgjedhur lojtari i ligës me 23 pikë për ndeshje dhe katër asistime.

Edoni ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Finlandës në Basketboll.

“Nga viti 2012, kam luajtur gjithsej 102 ndeshje me Kombëtaren e Finlandës. Gjatë këtyre ndeshjeve kam shënuar mesatarisht 16,4 pikë për ndeshje dhe katër asistime”, vazhdon tutje talenti nga Kosova.

Edoni ka marrë pjesë në pesë kampionate evropiane ndërsa këtë verë do të marrë pjesë në të gjashtin ku synon të futet në Kombëtaren e parë të Finlandës.

“Synimi im është që gjatë kësaj vere të deportoj në Reprezentacionin e seniorëve të Finlandës”.

Aktualisht Edoni është duke luajtur në njërën nga kolegjet më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NCAA për skuadrën Long Beach State.

“Ky është viti im i parë në Long Beach dhe gjatë kësaj kohe kam shënuar 10,4 pikë për ndeshje dhe me një mesatare prej tre asistimeve”.

“Gjithashtu jam edhe me studime shumë mirë edhe pse fillimi ishte i vështirë derisa u adaptova me basketbollin amerikan pasi është loja më e shpejtë se në Evropë”, vazhdon tutje Edoni për Telegrafin.

19-vjeçari tani është adaptuar me tempon e lojës në basketbollin amerikan dhe ka marrë liri të madhe nga trajenrët pasi është titullar i padiskutueshëm tek Long Beach.

“Trajnerët besojnë në mua dhe më kanë dhënë lirinë të luaj ashtu siç un e ndjej lojën”.

“Për momentin jemi në vendin e tretë në tabelë dhe jemi duke luftuar për medalje si dhe për të marrë pjesë në turneun kryesor ‘March Maddness’, ku marrin pjesë 68 shkolla mv të mira të Amerikës të cilat luftojnë për titullin më të madh të shtetit”, tregon Maxhuni për Telegrafin.

Synon Euroligën ose NBA

Synimi i madh i Maxhunit është që një ditë të luaj në një nivel sa më të lartë në Euroligë ose në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

E për t’i arritur këto synime, Maxhuni i ka vënë vetës edhe disa kushte.

“Synimi im kryesor është që një ditë të arrijë të luaj në nivele sa më të larta”.

“Ëndrra ime e madhe është që të luaj një ditë në Euroligë ose të jem pjesë e NBA”.

“Për t’i arritur synimet e mija un i kam vendosur vetës kushte që të jem maksimalisht i përkushtuar në atë që dua dhe të bëj më të mirën për ekipin ku luaj dhe besoj që me ushtrime dhe përkushtim do të arrij të realizoj çdo ëndërr që kam rreth basketbollit”, thotë Edoni.

Mitrovicasi është njëri nga basketbollistët kryesor tek klubi i tij.

Ende nuk ka thirrje zyrtare nga Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar të luaj në kualifikimet e Dritares së dytë për kampionatin botëror ‘Kina 2019’.

Por talenti i madh nga vendi ynë, Edon Maxhni ende nuk ka marrë asnjë thirrje zyrtare nga FBK.

Ai thotë se në momentin që do t’i vije ftesa nga FBK atëherë do të vendos nëse do të luaj për Kosovën ose për Finlandën.

“Jo, ende nuk kam marrë asnjë thirrje zyrtare. Përderisa nuk marrë thirrje dua të vazhdoj me Finlandën”.

“Në rast se më vije thirrja atëherë do të mendohem dhe do të vendosi”, deklaroi Maxhuni.

Edon Maxhuni me fanellën e Finlandës

Që shtatë vite shok me yllin e Chicago Bulls, Lauri Markkanen

Edoni në Amerikë ka një përkrahje të madhe edhe nga një yll i Chicago Bulls siç është Lauri Markkanen.

Reprezentuesi i Finlandës është një nga basketbollistët e rinj më të mirë në NBA, derisa ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme me Chicago Bulls.

Markkanen shpesh herë gjen kohë dhe shikon nga afër ndeshjet e Edonit duke e përkrahur basketbollistin tonë.

“Laurin e kam njohur që shtatë vite pasi kam luajtur me të në HBA për dy vite dhe për katër vite të tjera në Reprezentacionin e Finlandës. Me të jemi shokë shumë të mirë dhe mbajmë kontakte të vazhdueshme”, thotë Edoni.

Edon Maxhuni dhe ylli i Chicago Bulls, Lauri Markkanen

Ylli i Chicago Bulls si një shok i mirë e ndihmon dhe këshillon Edonin rreth karrierës.

“Markkanen më ndihmon shumë në çdo aspekt pasi më tregon qysh ka arrit deri në NBA dhe çfarë duhet të bëj për të arritur kulmin si basketbollist”.

“Më jep shumë këshilla se si duhet të jetoj në Kolegj dhe cilat gjëra t’i marr me seriozitet. Gjithashtu më tregon për jetën e basketbollistëve të NBA dhe stërvitjet që ata bëjnë”, përfundoi Maxhuni për Telegrafin.

Kujtojmë që Edon Maxhuni është djali i ish-basketbollistit të Prishtinës, Besim Maxhunit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen

Përfaqësuesja e Kosovës
Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos

Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos

La Liga
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai

“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai

Ndërkombëtare
Kalo në kategori