Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vijuar me traditën e tij të promovimit të bukurive natyrore të vendit përmes rrjeteve sociale.

Këtë herë, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ai ka zgjedhur një nga perlëzat e jugut — Gjirin e Gramës, i ndodhur në zonën e Orikumit.


Në një postim të publikuar mëngjesin e sotëm, Rama ka shpërndarë pamje spektakolare nga bregdeti shqiptar, duke shfaqur ujërat e kristalta dhe relievin e egër të këtij gjiri të veçantë.

"Mirëmëngjes, dhe me energjinë verore nga Gjiri i Gramës, ju uroj një javë të mbarë", ka shkruar ai, duke shoqëruar mesazhin me imazhe që theksojnë potencialin turistik të zonës. /Telegrafi/