Eddie Howe ka deklaruar se do ti qëndroj besnik skuadrës së Bournemouthit dhe se nuk do të largohet prej ekipit.

Ditë më parë, Sam Allardyce shkaku i një video skandali pas një qëndrimi 67 ditor në krye të kombëtares angleze ka dhënë dorëheqje.


Megjithëse nuk e përjashton që në të ardhmen të drejtojë ‘Tre Luanët’, 38-vjeçari për momentin nuk dëshiron të marr drejtimin e anglezëve.

''E kam thënë edhe më parë se drejtimi i përfaqësueses angleze do të ishte fantastike'' ''Megjithatë kam disa lojtarë të cilëve i kam premtuar të ardhme dhe nuk mund të lagohem. Klubi më ka besuar mua dhe unë duhet të i shpaguaj atyre besimin e dhënë'', u shpreh Howe. /Telegrafi/

telegrafi sport app