Celuliti e mundon pothuajse çdo femër, ndërkaq në kohën e sotme sikur është turp të kesh ndonjë të metë në trup

Në epokën e photoshop-it dhe të rrjeteve shoqërore, është imponuar rregulli që të gjitha femrat patjetër duhet të duken tip-top, që lëkura t’u jetë e shkëlqyeshme, fytyra pa rrudha, ndërsa këmbët të skalitura dhe stomaku po ashtu.

Një numër i madh i personaliteteve të famshme janë gjunjëzuar para këtij trendi dhe nuk marrin guxim të publikojnë fotografi pa i përpunuar, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq këto tri dama janë ndër të rrallat të cilat me krenari tregojnë trupin e tyre dhe dërgojnë porosi që është plotësisht në rregull të mos jesh perfekt dhe pikërisht në ato të meta të vogla qëndron magjia e çdo femre.

“Nuk është e thënë që të gjitha të jemi të njëjta dhe nuk dëshiroj të dukem sikur çdo femër tjetër. Kam celulit dhe tepricë kilogramësh dhe nuk më vjen turp”, ka thënë Demi Lovato në një rast.

Me këto fotografi kanë dashur t’u dërgojnë porosi të rëndësishme të gjitha femrave. Femra e vërtetë duket kështu:

Demi Lovato

View this post on Instagram

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on Sep 5, 2019 at 5:30pm PDT

Ashley Graham

View this post on Instagram

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham) on Mar 17, 2018 at 9:12pm PDT

Hilary Duff

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff) on Aug 4, 2017 at 11:45am PDT

/Telegrafi/