LAJMI I FUNDIT:

Edhe rivalët e konsiderojnë ‘kënaqësi’ të luajnë me të, Suazo: Është ndjenjë krenarie të luash ndaj Messit

Edhe rivalët e konsiderojnë ‘kënaqësi’ të luajnë me të, Suazo: Është ndjenjë krenarie të luash ndaj Messit
(Foto: Getty)

Lionel Messi është i popullarizuar në lojën e bukur, saqë edhe kundërshtarët e konsiderojnë një kënaqësi përballjen ndaj tij.

Triumfi në Kampionatin Botëror e kompletoi sirtarin e stërmbushur të superyllit argjentinas, i cili do të hyjë në histori si njëri nga më të mirët që ka shkelur në fushën e futbollit.

Në ndeshjen e fundjavës në Ligue 1, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Toulouse, 35-vjeçari realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës.


https://youtu.be/fI1mgL3U8ho

Kjo ka bërë që përkundër humbjes, lojtari në ekipin kundërshtar, Gabriel Suazo, ta konsiderojë si një kënaqësi përballjen me kampionin e botës.

Messi shënon supergol nga distanca ndaj Toulouse
Lexo po ashtu Messi shënon supergol nga distanca ndaj Toulouse

“Është e qartë se në fushë gjithmonë duam të jemi më të rëndësishëm, më të mirë dhe që skuadra jonë të fitojë, por kur e ke Leon përballë është gjithmonë kënaqësi dhe një ndjenjë krenarie që e ke shansin të luash kundër tij”.

“Ai është lojtari më i mirë në botë për një arsye dhe i ka ato karakteristika. Fatkeqësisht, për shkak të një goli nga ai, nuk mundëm ta merrnim barazimin”, ka deklaruar Suazo për ESPN. /Telegrafi/

(Foto: Getty)

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori