LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse tërmeti i fuqishëm po dridhte Indonezinë, imami i xhamisë në Bali për asnjë moment nuk e ndali faljen e namazit (Video)

Edhe pse tërmeti i fuqishëm po dridhte Indonezinë, imami i xhamisë në Bali për asnjë moment nuk e ndali faljen e namazit (Video)

Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, shfaqet një imam duke u falur në një xhami në Bali të Indonezisë edhe pse në ato momente vendi ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm, dhe gjithçka përreth tij po dridhej.

Zëdhënësi Musholla As-Syhada ka deklaruar për BBC News Indonesian, se besimtarët po falnin namazin kur dëgjuan një zhurmë dhe dukej sikur kupola e xhamisë do të shembej nga dridhjet e mëdha, transmeton Telegrafi.

Por, ky fakt nuk e ndali e as frikësoi imamin e njohur si Arafat të vazhdoj faljen e namazit, pasi ishte i bindur se “Zoti do ta ruante” dhe se xhamia ishte vendi i mirë që në ato momente shërbente si vendstrehim.


Tërmeti i fuqishëm që goditi të dielën Indonezinë, mori jetën qindra personave dhe qindra tjerë mbetën të lënduar e të ngujuar në rrënoja të ndërtesave dhe shtëpive të shembura. /Telegrafi/