Nga: Haqif Mulliqi
Një dokument të cilin e kemi gjetur në dosjen “Ekstrakte nga Kosova” e Foreign Office-it që ka të bëjë me Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe aspiratat e tyre historike, politike dhe kombëtare, është edhe një analizë dhe reflektim i njërit prej publicistëve më të shquar shqiptar të asaj kohe, Masar Sopoti që mban datën 4 prill të vitit 1944 (viti i tretë).
Sipas këtij dokumenti në pjesën e analizës së bërë nga Sopoti, në pikën A. e që mbanë titullin “Shqipëria – e gatshme”, ndër të tjerat hedh dritë mbi periudhën kur, tashmë, lufta po përfundonte dhe serbët po bënin planet për interferime të thella në Kosovë duke organizuar madje sulme, të papritura për momentin dhe gjithsesi të panxitura nga ana e shqiptarëve, me çfarë dëshmohej se Serbia po bënte përpjekje të reja të reja që me mish e shpirt, siç thuhet, ta rikthejë Jugosllavinë e vjetër si dhe të zgjerojë kufijtë e saj. “Edhe Tito edhe Mihajlloviqin (Drazha)”, shkruan në letrën e tij Masar Sopoti, “edhe pse në pozita të kundërta, konfliktuale, kanë të njëjtin qëllim krijimin e një perandorie të re pansllave me kufijtë e zgjeruar”.
Sipas Sopotit, në këtë periudhë, sllavët, nën maskën e komunizmit, të federatës, të demokracisë dhe të lirisë, po përpiqeshin që të “mashtrojnë racat tjera ballkanike më keq se më parë”. Pasi që, sipas tij, hapi i parë karshi kosovarëve ku ka dështuar, serbët nuk hezituan që ta sulmonin Kosovën dhe shqiptarët, mirëpo, kosovarët ishin shumë të shkathtë dhe të shpejtë në kundërveprimin e tyre, ndaj dhe në mënyrë të furishme, sipas këtij analisti, edhe e zmbrapsen çdo sulm të serbëve. “Kosova ka vuajtur shumë nën shtypjen serbe”, thotë Sopoti në këtë analizë, “dhe tash më nuk mund të mashtrohet, dhe këtë gjë duhet ta kenë plotësisht të qartë kundërshtarët tanë”, shkruan ai, për të shtuar edhe atë se: tashmë ishte koha kur Kosova kishte vendosur që të mos lejonte që persekutimi i të kaluarës të përsëritej, ndaj dhe, bënte thirrje që, “të gjithë kosovarët, pa marrë parasysh moshën apo gjininë , janë të mobilizuar dhe të armatosur, nën udhëheqjen e Lidhjes së Dytë të Prizrenit”. Gjithashtu, në këtë dokument të vlerësuar me rëndësi edhe nga këshilltarët politik të Mbretit të Anglisë si dhe udhëheqësve të Ministrisë së Luftës dhe asaj të jashtme, thuhet ndër të tjerat se ajo që po bënin në atë kohë shqiptarët e Kosovës ishte pikërisht ajo që i nevojitej Shqipërisë – i gjithë populli i bashkuar nën një flamur, atij me shqiponjë të zezë, dhe që është i gatshëm të mbrojë të drejtat e tija etnike. “Obligimi është i të gjithëve dhe është vullnet për fitore”, shkruan tutje njëri prej publicistëve më të shquar shqiptarë të asaj periudhe, Masar Sopoti. “Popullit shqiptar gjatë tridhjetë vjetëve të shkuara i janë premtuar shumë gjëra nga fuqitë e ndryshme. Si të papërvojë”, shton Sopoti, “ata në fillim besuan, por më pas e kuptuan se ishin të mashtruar, ngaqë, asnjë premtim nuk u mbajt”. Sipas publicistit të njohur, tashmë kishte ardhur një kohë tjetër kur shqiptarët ishin mësuar që të mos mashtroheshin më nga premtimet e ëmbla. “Autsajderat”, thotë ai, “mashtrohen nga premtimet e ëmbla. Të huajt mund të premtojnë gjithçka për të mirën e interesave të tyre të tyre – pavarësi, liri etj., por, ne jemi djegur njëherë”, shkruan ky artikullshkrues, “dhe më kurrë nuk do t’i dëgjojmë ato premtime pa marrë parasysh se sa joshëse do jenë ato. Ndaj dhe le ta dijë bota se premtimet ne saja nuk do të kalojnë të paqortuara, siç ndodhte më parë”, thotë Sopoti në analizën e tij për të shtuar edhe atë se shqiptarët tashmë ishin të përcaktuar fuqishëm që të mbështeteshin në forcën dhe mjetet e veta për ta mbrojtur atë që ishte e tyre dhe e askujt tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje