Edhe OBRM-PDUKM-ja mund ta vonojë debatin për gjuhën shqipe, jo vetëm komisioni i Venecias

Ligji për gjuhën shqipe në procedurë parlamentare do të futet shumë shpejtë dhe paralelisht derisa diskutohet për ligjin, do të merret edhe mendimi i Komisionit të Venecias. Kështu shprehet zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani, shkruan gazeta KOHA.
“Draft ligji për gjuhën shqipe është plotësisht i harmonizuar me partnerët e koalicionit qeveritar dhe ekziston disponim që ky ligj së shpejti të miratohet nga Qeveria dhe t’i dorëzohet Parlamentit të Maqedonisë për shqyrtim dhe miratim. Miratimi i ligjit do të varet nga procedura parlamentare si miratohen ligjet”, thekson Osmani .
Ai më tej sqaron se dërgimi i Ligjit në Komisionin e Venecisë është rekomandim i eurokomesarit Johanes Han, më qëllim që ky ligj në të ardhmen të mos mund të kontestohet para Gjykatës Kushtetuese. “Derisa Ligji do të jetë në procedurë parlamentare, paralelisht do të kemi edhe mendimit e Komisionit të Venecisë”, thekson Osmani.
Edhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, thotë se propozim-ligji për gjuhën shqipe në çdo moment mund të futet në rend dite në seancë plenare të Parlamentit dhe për këtë mjafton një deputet i shumicës parlamentare ose deputet i opozitës t’i propozojë kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, që ligji për gjuhën shqipe me procedurë të shkurtër të futet në rend të ditës për shqyrtim.
“Mjafton që një deputetë i cilës do partie të kërkojë nga kryeparlamentari që me procedurë të shkurtër, ligji të futet në rend dite dhe nëse ky propozim mbështet nga 61 deputetë, mund të fillohet diskutimi rreth ligjit. Mirëpo, kjo mënyrë e futjes ligjit në rend dite mund të pengohet nga deputetët e opozitës, sepse atyre ju mundësohet të dorëzojnë amendamente dhe të pengojnë miratimin e ligjit.
Prandaj është mirë të presim që ligji në procedurë parlamentare të vijë me kërkesë të Qeverisë dhe për këtë – ndërkohë të këtë dhënë mendimin edhe Komisioni i Venecisë, që të mos mund deputetët e partive opozitare ta pengojnë miratimin e ligjit me dorëzim të amendamenteve, si dhe në të ardhmen të mos mund të kontestohet ligji për gjuhën shqipe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Alimi.
Se Ligji për gjuhën shqipe së shpejti do të gjendet në procedurë parlamentare, konfirmon edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev. “Me partnerët shqiptarë të koalicionit kemi të gatshëm draft-versionin e ligjit për gjuhën shqipe dhe së është çështje kohe se kur ky ligj do të gjendet para deputetëve të shumicës parlamentare dhe të miratohet.
Presim që ligji së pari të miratohet nga Qeveria e Maqedonisë, dhe kjo në bazë të informatave që i kam, do të kalojë shumë shpejtë dhe do të futet në procedurë parlamentare. Ndërkaq sa i përket asaj se ligji a do të miratohet brenda 100 ditëshit të parë të Qeverisë, gjithë kjo varet se si do të zhvillohen punimet e Parlamentit, pas krijimit të situatës së re nga OBRM-PDUKM-ja, e cila tani ka më 10 grupe parlamentare me 10 koordinatorë dhe zëvendës-koordinatorë.
Pavarësisht gjithë kësaj situate të krijuar në Parlament, LSDM-së është e gatshme të mbajë premtimin dhe Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe miratohet dhe do të ketë përdorim pikërisht ashtu siç jemi marrë vesh më partitë shqiptare që tani janë pjesë e koalicionit qeveritar”, thotë Tuntev.
Në anën tjetër, koordinatori i grupit të parë parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, në konferencë për shtyp i pyetur se a do ta mbështesin Ligjin për gjuhën shqipe, tha se OBRM-PDUKM aspak nuk ka qasje se çfarë përmban ky draft ligj dhe se ata do të mbështesin çdo ligj pavarësisht se kush e propozon nëse më këtë nuk preken interesat kombëtare dhe sovraniteti i Republikës së Maqedonisë. “Mbështetjen t e OBRM-PDUKM-së do ta ketë çdo ligj i cili nuk do cenon identitetin kombëtar apo sovraniteti e shtetit.
Qëndrimi i OBRM-PDUKM-së është i njëjti si para bisedimeve me partitë shqiptare për formim të qeverisë ashtu edhe tani-do të mbështesim ligjin për përdorim të gjuhës për popullatën të cilën e flasin më shumë se 20 për qind”, deklaroi Dimovski. Ndërsa në pyetjen se nëse Qeveria nuk bën publik draft marrëveshjen e arritur me Bullgarinë, a do të kërkonin nga Qeveria që para se të nënshkruhet marrëveshja ta dërgojë atë në Komisionit të Venecias ashtu siç bëhet me shqipen, Dimovski thotë se dërgesa e shqipes në Komisionin e Venecias është lojë e LSDM-së.
“Ne jemi parti serioze dhe gjithmonë kur kemi premtuar e kemi realizuar. Nuk jemi për lojëra të cilat po i përdorë LSDM-ja më qëllim që fiton kohë dhe të mos i realizon premtimet e dhëna ndaj partive shqiptare. Loja me dërgimin e gjuhës shqipe te Komisioni i Venecias dëshmon së LSDM-ja i ka gënjyer dhe vazhdon të gënjejë shqiptarët. Qeveria nuk do të përmbush premtimet për periudhë 6 muajshe dhe pas kësaj periudhe kjo qeveri do të bie”, tha Ilija Dimovski, koordinator i grupit të parë parlamentar të OBRM-PDUKM-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit