LAJMI I FUNDIT:

Edhe një vit prapa

Parisi, Londra dhe New York – u janë bërë gati për të festuar vitin e ri. Sheshet përgjatë kullës së Eifel-it, sheshit Trafalgar dhe sheshit Times duken edhe më madhështore nga dritat dhe tingëllimat e zileve që karakterizojnë përfundimin dhe fillimin e vitit. Siç e do kjo festë, familjet bëhen bashkë e të bashkuar kujtojnë të mirat dhe të këqijat që janë duke i lëne pas, dhe gjithnjë duke shikuar para , e me shpresë që viti I ri të sjellë më shume dashuri, shëndet dhe të ardhura. Edhe sheshi Nënë Tereza është stolisur dhe bërë gati për këtë fundvit, tingëllimat e zileve ndihen edhe nga tezgaxhinjtë që pretendojnë të shesin produktet e tyre. Mirëpo si ishe viti 2011 për qytetarët e Kosovës?

Regullator i jetës së qytetarëve është shteti, këtë e shohim edhe në bazë të trajtimit që shtetet në tranzicion i bëjnë qytetarëve të tyre, ndërsa ky rregullator funksionon dhe udhëhiqet nga politikanët, e këta e kanë barrën kryesore se si në fund do të del shteti dhe qytetarët si bërthama e shtetit. Nëse një familje kosovare me tryezën bosh dhe plot, do të kujtonte të mirat politike, e që këtu hynë ato sociale dhe ekonomike, nuk besoj se kanë diçka pozitive për të kujtuar e aq më pak të krenohen.


Fillimi I vitit 2011

Vitit 2011 kishte fillim interesant sa i përket zhvillimeve politike. Kosova sa mos të them që ishte në gjendje anarkike, kishte ushtrues detyre të Presidentit dhe menjëherë në Shkurt, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur krerët e rinj. Ajo çka ndodhi me votat e qytetarëve të Kosovës ishte diçka e paparë në rajon, votuan të gjithë, i madh e i vogël, i gjallë e i vdekur, u manipulua me vullnetin e qytetarit edhe në sy të vëzhguesve ndërkombëtarë e vendor, diplomat e lloj-lloj eksperti zgjedhor. 130% e kishim arritur në një pikë votimi, kuoten e 140% e ka arritur Putini ditëve të sotme, mesiguri është inspiruar nga ne.

Pas zgjedhjeve të manipuluara radhën e kishte shou parlamentar: Kush do të bëhet President? Dy kandidat ishin në garë për këtë pozitë presitigjioze, një dekor’e, ndërsa tjetri shumë serioz dhe i përgatitur mirë për çmimin e madh, dhe kështu duke shfrytëzuar të gjithë xhokerët, u zgjodh President. Ky çmim i arritur, me goxha mund kujtoj, pas një kohe të shkurtër doli jo në pajtim me rregullat e lojës. Shou i madh, apo jo? Pas kësaj zhvatje dhe drame kemi një kandidate të re, konsesuale që vjen me propozim të njeriut që kishte organizuar kësi lloj shou në vendet në tranzicion si Angola, Zimbave dhe Afganistani. Kandidatja e radhës ishte çuar direkt në pyetjen finale, edhe pse përgjigjja finale i ishte dhënë në zarf (kështu thuhet), Kosova u bë me Presidente më në fund, edhe pse jetëgjatësia e postit të saj është ende e turbullt.

Mesi i vitit: Bisedimet Kosovë – Serbi

Bisedime apo dialog? të natyrës teknike apo politike? në mes Prishtinës e Beogradit? apo Kosovës dhe Serbisë? Një gjë është e sigurt. Serbia e ka shumë seriozisht. Serbia është duke biseduar/negociuar me Prishtinën të cilën e ka pjesë të kushtetutës së saj, dhe çdo marrëveshje që ka bërë deri me sot është në kuadër të dy kryeqyteteve e jo shteteve, e që do të thotë që në fillim ne e kemi pranuar lojën e tyre, duke e përqafuar këtë realitet, ne jemi pajtuar të jemi pjesë e tyre, ani pse kemi shtet. Dialogu kishte filluar për interesa serbe, pasi që Serbisë i duhej anëtarësimi në BE, ndërsa interesi jonë i vetëm, liberalizimi i vizave. Çfarë kontrasti! Kjo padyshim që ishte ngjarja e vitit, u arritën marrëveshje për diplomat universitare, regjistrat civil, lëvizje të lire, dhe kjo e ditëve të fundit, menaxhimi i përbashkët i kufijve, që interpretohet në mënyra të ndryshme e të turbullta, por asnjëra nga këto marrëveshje nuk u zbatua nga shteti serb, pasi që ata e kanë seriozisht!

Përpjekja e parë për tu bërë serioze qeveria e Kosovës ishte atëherë kur tentuan t’i futnin nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Kjo nuk zgjati më shume se 24 orë. Të gjithë e përkrahen këtë veprim, pozitë dhe opozitë, ishte hera e parë që ne qytetarët e përjetonim shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Ishte ndjenjë e mirë edhe pse e shkurtër. Përveç tërheqjes, mbeti edhe një polic i forcave speciale i vrarë e që do të shtonte edhe më shumë dëshpërimin e qytetarëve të Kosovës

Serbët si shpërblim për veprimin tonë betonuan urën mbi Ibër, betonuan shumë rrugë, pikat kufitare u dogjën dhe në fund KFOR-i mori përgjegjësinë për stabilizimin e situatës që sot për sot nuk ka rezultuar mirë.

Fundi i vitit

Në fund raporti i progresit, u përkujdes për ajkën mbi ëmbëlsirë. Manipulimet me vota, administrata publike, integrimi i serbëve të veriut, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbesin sfida kyçe edhe për vitin tjetër. Për korrupsionin u përkujdes edhe Transparency International që për dallim nga viti i kaluar, këtë vit dolëm dy vende më poshtë, të 112. Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili do të na ndihmonte në stabilitetin financiar, për shkak të ngritjes së pagave 50%, tërhoqi kredinë rreth 200 milionë euro, që i ishte premtuar Kosovës si pjesë e programit të saj, e kjo do të thotë krizë financiare për vitin tjetër.

E vërteta është pasuri në mbretërinë e gënjeshtrës thoshte Ron Paul. E vërteta dhe serioziteti kanë munguar për gjatë vitit që po e lemë pas. Qytetari I Kosovës është dëmtuar, mirëqenia e tij nuk përkon askund me mirëqenien që gëzojnë qytetarët e shteteve fqinje. Falë kësaj qeverisje, jemi këtu të parët për të keq, e të fundit për të mirë. E çka presim nga udhëheqësit e njëjtë? Sigurisht edhe një vit prapa.

Kosovë, urime edhe një vit prapa!

(Autor është student i vitit të tretë i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës)

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?

Botë
Kalo në kategori