Edhe një sulm ndaj gazetarëve në Maqedoni

Grupi që vetëquhen ''Pere Toshev'' nga Prilepi dje rreth orës 18 në Shku gjatë protestave ''Për Maqedoni të përbashkët'' kanë sulmuar gazetarin e portalit 'PlusInfo', shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Gazetari jonë Bozhidar Barlakoski duke u kthyer nga terreni është sulmuar nga grupi ''Pere Toshev'' nga Prilepi të cilët e kanë ofenduar dhe e kanë sharë. Gazetari ka qenë bashkë me redaktorin Branko Geroski. Barlakoski e ka paraqitur rastin në polici pasi ka njohur tre prej sulmuesve.'' thonë nga PlusInfo.
Më herët janë sulmuar edhe gazetarë të Press24, A1On dhe Telma./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































