Remzi Shala nga Suhareka, ish-komandant i UÇK-së i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”, ka shkruar se ka marrë ftese nga Gjykata Speciale për të shkuar në Hagë më 17 janar 2019, por thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës se kësaj gjykate.
Shala u ka bërë thirrje edhe ish-luftëtarëve të tjerë që mos të paraqiten në Gjykatë Speciale.
Shkrimi i tij pa ndërhyrje:
“Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut te njesis speciale te shtabit te pergjithshem te UÇK-së kam pranuar ftesë nga gjykata speciale per tu dorezuar ne hag, deklaroj para gjithe popullit se nuk do te dorzohem dhe nuk do ti pergjigjem kesaj ftese.
Ata qe ma prunen kete ftes u deklaruan se jan polic te euleksit ndersa un ju kunderpergjigja nuk e njoh kete gjykat un jam Shqipetarë dhe jam krenar per luften qe kam bere andaj u beje thirrje te gjithe shokve te si kur kemi dhen besen per Atedhe dhe per flamur ashtu te jemi te nje bese mos ta njohim kete gjykat dhe mos te dorzohemi he Hag me respekt Komandant Molla e Kuqe” (sic.), ka shkruar Shala, shkruan “Zëri.info”.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Shalës, Natal Bullakaj.
“Klienti im është ftuar për t’u intervistuar më 17 janar. Me sa kemi njohuri në cilësi të dëshmitarit”, ka thënë avokati Bullakaj, për Kallxo.com.
Ndryshe, Remzi Shala është duke u gjykuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës, i cili pak ditë më vonë ishte gjetur i vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë