LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Tetovë do të ndërtohet spital modular për pacientët me COVID-19

Edhe në Tetovë do të ndërtohet spital modular për pacientët me COVID-19

Objekt montues në të cilin do të vendosen pacientët me COVID-19, do të ndërtohet edhe në qytetin e Tetovës. Këtë e ka paralajmëruar Shtabi i Krizave pranë Komunës së Tetovës në mbledhjen e mbajtur sot.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, kërkoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të ulet numri i personave të shtruar në spital, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Autoritetet shëndetësore gjithashtu informuan se këto ditë do të fillojë ndërtimi i spitalit modular për COVID-19, që është njëri nga 17 që do të ndërtohen në qytetet e vendit. Komuna e Tetovës e ka siguruar të gjithë dokumentacionin dhe e ka miratuar planin urbanistik për ndërtimin e këtij objekti në kuadër të Qendrës Klinike në Tetovë”, tha Arifi.


Ndërsa nga Spitali Klinik i Tetovës informuan se deri sot ka 12 shtretër të lirë për pranim të pacientëve me coronavirus.

Sipas të dhënave të Shtabit të Krizave numri i rasteve ative në Tetovë the pesë komunat përreth është 984./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori