Pas skuadrës së Paris Saint Germain, edhe një skuadër franceze bëhet me pronar miliarder.

Frank McCourt ka blerë tashmë skuadrën e famshme franceze të Marseillet.


Afaristi amerikan ka blerë për shumën prej 45 milionë eurove me kush që të paguajë edhe borxhet prej 300 milionë eurove.

McCourt, i cili është i njohur edhe si ish-pronar i ekipit të bejsbollit LA Dodgers, në katër vjetët e ardhshme do të duhet të investojë 200 milionë euro, transmeton Telegrafi.

"Sot fillon një kapitull i ri në historinë e lavdishme të Olympique Marseille. Ne do ta kthejmë klubin në ditët e lavdisë", tha pronari i ri i klubit, 63-vjeçari McCourt, i cili ishte edhe pronari i klubit të bejsbollit, LA Dodgers dhe maratonës së New Yorkut.

Vitin e kaluar ata përfunduan në vendin e 13 në ligën elitare franceze ndërsa këtë sezon zë pozitën e dymbëdhjetë. /Telegrafi/

telegrafi sport app