LAJMI I FUNDIT:

Edhe kur vishni xhemper, mund të dukeni bukur

Edhe kur vishni xhemper, mund të dukeni bukur

Tani barten xhemperë të predimensionuar, të cilët u ngjasojnë palltove, mirëpo për t’u ndier edhe më komodë, modës i rezistuan edhe fanellat në fyt të mbyllur, xhemperët e thurur dhe mjaft veshje të tjera interesante.

Ja disa nga modelet më të bukura:

Ju bëjnë të dukeni bukur, por janë edhe të ngrohta


Xhemperët me jakë glomaze janë aktualë tashmë disa sezone. Lehtë përshtaten me stile të ndryshme, andaj edhe patjetër duhet ta keni edhe ju një, transmeton Telegrafi.

Thurjet janë akoma në modë

Fanella e thurur nga tjerri i hollë shkon me linjat e trupit, andaj kur e vishni nuk do të dukeni e trashë. Visheni me funde apo pantallona kadifeje. Nëse jeni truphollë, mund të vini edhe një rrip në bel.

Barten ngjyra të theksuara

Seti i hollë dypjesësh ngjyrë të zjarrtë mirë u përshtatet edhe vajzave, edhe femrave të moshuara. Do t’ju jenë të përshtatshme në raste të ndryshme.

Komode gjatë ditës

Xhemperët e gjerë vishni mbi këmishët e ngushta apo mbi fanella të ngushta, por edhe me xhinse u përshtaten linjave të trupit.

Jaka rreth qafe është detaj i bukur

Nëse keni qafën të shkurtër, vishni modelet me gjysmë jake rreth qafe apo me V-prerje. /Telegrafi/