LAJMI I FUNDIT:

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS për këtë vit

Edhe katër federata sigurojnë mbështetjen financiare nga MKRS për këtë vit

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Federatën e Xhudos të Kosovës (FXHK), Federatën e Notit të Kosovës (FNK), Federatën e Skitarisë të Kosovës (FSK) dhe Federatën e Shenjëtarisë së Kosovës (FSHK).

Në bazë të memorandumeve të nënshkruara sot, ofrohet mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për FXHK-në në vlerë prej 137.115 euro të cilin dokument e nënshkroi kryetari Agron Kuka. Federata e Notit e përfaqësuar nga kryetari Imer Rama, siguroi përkrahjen për vitin 2018 në vlerë prej 75.045 euro. Në emër të Federatës së Skitarisë memorandumin e nënshkroi kryetari Milaim Kelmendi për të siguruar mbështetjen një vjeçare në vlerë prej 71.535 euro. Kurse Federata e Shenjëtarisë do të përkrahjet sipas kategorizimit me shumë prej 48.026 eurove, memorandumin për të cilën vuri firmë Agron Jusufi, nënkryetar i kësaj federate.


Ministri Kujtim Gashi, u shpreh se këto ditë do t’i finalizojmë dhe nënshkruajmë memorandumet edhe me federatat tjera, tashmë kur është e ditur se me çfarë shumash do të mbështeten këto federata.

“Edhe memorandumet që u nënshkruan sot janë në vazhdën e mbështetjes financiare të drejtpërdrejt që ministria ofron për federatat sportive me qëllim që ato të arrijnë të përmbushin planin dhe objektivat për këtë vit. I përgëzoj katër federatat që nënshkruan sot këto marrëveshje do t’i quaja me MKRS-në. I inkurajoj drejtuesit e këtyre federatave që të organizojnë aktivitete e gara sa më cilësore dhe të fokusohen edhe në ngritjen e cilësisë dhe rezultateve”, ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

Ndërkaq, nga ana tjetër, drejtuesit e federatave që morën mbështetje pas nënshkrimit të memorandumeve, u shprehën të lumtura për përkrahjen e vazhdueshme që ministria po jep për federata dhe kjo ka ardhur duke u rritur vazhdimisht vit pas viti. Me kategorizim, kanë vlerësuar ata, është bërë një qartësi se kush punon dhe siguron rezultate në gara, paguhet sipas meritave dhe kjo është e mirëseardhur, kanë konsideruar drejtuesit e këtyre federatave.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori