Edhe Hillary Clinton është një fanse e Lady Gagas dhe e ka lëvduar atë për paraqitjen në Super Bowl-in e sivjetmë.

Këngëtarja ishte shumë energjike në skenë, ndërsa ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve ka thënë lëvdata për performancën e saj.


“Unë jam një nga 100 milionë fansat e Super Bowl që sapo e mbështetën Lady Gagan dhe mesazhin e saj për të gjithë ne”, ka shkruar Clinton.

Shumë personalitete tjera të njohura e kanë uruar këngëtaren për paraqitjen e zjarrtë në skenë. /Telegrafi/