Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesiti, Agim Shahini, thotë sa biznese me status joaktiv në Kosovë dyshohet se kanë përfituar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës, që kap vlerën 385 milionë euro.
Nga ky Fond, Qeveria e Kosovës, më 28 shtator, ka ndarë 60 milionë euro për të ndihmuar bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.
Nga kjo vlerë, bizneset kanë përfituar varësisht nga numri i punëtorëve që kanë pasur të regjistruar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në muajin dhjetor të vitit 2019.
Shahini tregon se disa biznese joaktive ose pasive, e kanë keqpërdorur kriterin e Ministrisë se Financave për freskimin e të dhënave në Sistemin Elektronik- EDI në ATK, duke paraqitur llogaritë bankare private.
“Realisht këto biznese kanë qenë pasive dhe jozyrtarisht të mbyllura. Në këtë kuadër kanë keqpërdorur ndihmën e shtetit, duke freskuar të dhënat në sistemin e ATK-së. Por, janë raste të izoluara dhe nuk janë shumë, për fat të mirë”, tha Shahini.
Edhe një kontabiliste nga Prishtina (emër i njohur për redaksinë), tha se bizneset që nuk e zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe figurojnë me status joaktiv, kanë përfituar nga Fondi i qeverisë.
Kontabilistja thotë të ketë njohuri për disa biznese të cilat në tri-katër vjetët e fundit kanë pushuar aktivitetin e tyre duke mos paguar asnjë obligim tatimor, rrjedhimisht duke mos paguar asnjë pagë për punëtorët apo obligime të tjera financiare biznesore.
Bizneset përfituese nuk kanë pasur nevojë të aplikojnë për këtë subvencion të qeverisë. Kriter i vetëm i Ministrisë së Financave ka qenë plotësimi dhe freskimi i informatave të tatimpaguesit në Sistemin Elektronik-EDI në ATK. Në këtë sistem është kërkuar që të vendoset numri i llogarisë bankare të biznesit. Kurse është kërkuar që mos të paraqiten llogari individuale/private.
Rreth 80 mijë biznese joaktive
Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës nuk kanë dhënë informacione se sa është numri i përgjithshëm i bizneseve joaktive në Kosovë. Por, në faqen zyrtare të këtij institucioni, në listën e tatimpagueseve figurojnë gjithsej 78,522 biznese joaktive.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar një biznes që figuron në këtë listë. Ky biznes është regjistruar në vitin 2010 në Prishtinë, por asnjëherë nuk ka ushtruar veprimtarinë e tij. Pronari i këtij biznesi, që nuk dëshiroi të identifikohet, tha se nuk ka përfituar nga Fondi i qeverisë, pasi nuk ka aplikuar dhe as nuk ka bërë freskimin e të dhënave në formularin e ATK-së.
ATK: Në qeveri kemi dërguar listat e bizneseve me status aktiv
Kurse, sa i përket mundësisë së përfitimit të bizneseve pasive nga ndihma e qeverisë dhe sa gjatë mund të qëndrojë një biznes me status pasiv, zyrtarë të ATK-së në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, thanë se “sipas kritereve të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fondin prej 60 milionë euro, ATK-ja ka dërguar listat e bizneseve me status aktiv”.
“Ndërsa, një biznes pasiv mund të qëndrojë deri sa ATK-ja e konstaton në terren se biznesi është duke operuar dhe automatikisht ATK-ja e kthen në aktiv”, thuhet në përgjigje.
Kur konsiderohet një biznes joaktiv?
Sipas Ligjit për Administratën Tatimore, tatimpaguesi (biznesi) ka të drejtë të pushojë veprimtarinë vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes, dorëzimin e deklaratave tatimore, në afatet përkatëse, duke deklaruar qarkullimin zero.
Para se të riaktivizohet biznesi, tatimpaguesi duhet të njoftojë ATK-në dhe operatorin përkatës dhe pastaj të vazhdojë procedurat normale të raportimit përmes Pajisjes Elektronike Fiskale.
Nga shuma prej 60 milionë eurosh, që ka ndarë Qeveria e Kosovës, kanë përfituar 36.679 biznese me 206,852 të punësuar. Bizneset kanë përfituar nga 290 euro për secilin punëtorë të punësuar.
Gërxhaliu: Të verifikohen listat e bizneseve
Safet Gërxhaliu, ekspert për çështje ekonomike, thotë se çdo ndihmë e qeverisë në këtë situatë është e nevojshme për komunitetin e biznesit, por në këtë drejtim duhet të ketë kujdes të shtuar në listat e përfitueseve. Ai thotë se qasja e shpërndarjes duhet të jetë shumë transparente dhe të përfitojnë bizneset që vërtet kanë pësuar humbje financiare.
“Ajo që është interesant në këtë proces, janë dokumentet e Administratës Tatimore të Kosovës, dokumente që është thënë se do të jenë të verifikuara bazuar në raportet financiare. Por, si duket në këtë drejtim kanë depërtuar edhe bizneset e shuara dhe joaktive. Prandaj, besoj se është një momentum, kur ATK-ja bashkë me institucionet tjera kompetente duhet të jenë më aktive në pastrimin e listave, në mënyrë që të përfitojnë bizneset që meritojnë”, tha Gërxhaliu.
Përveç ndihmës prej 60 milionë eurosh, Qeveria e Kosovës planifikon që bizneset t’i ndihmojë edhe përmes Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. Ky projektligj pas gjashtë dështimesh, ka arritur të miratohet në lexim të parë, më 12 tetor, në Kuvendin e Kosovës.
Humbjet e deritashme në ekonominë e Kosovës të shkaktuara nga pandemia, sipas përfaqësueseve të bizneseve, vlerësohen të jenë një miliard euro, kurse deri në fund të vitit mund të humbin mbi 30 mijë vende pune. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova