“Edhe ajri aty sterilizohet” – instrumentarja Igballe Cakolli tregon se si përgatiten për një operacion

Instrumentarja shëndetësore, Igballe Cakolli ka treguar procedurën dhe punën që bëhet në sallat operative para një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ajo ka treguar para se të nis një operacion gjithçka kontrollohet në sallat operative se a janë në rregull.
Në një bisedë interesante në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, ajo thotë të jesh instrumentare shëndetësore është të kesh dy role në të njëjtën kohë.
“Përgatitja është rutinë ditore. Të jesh insturmentare është të kesh dy role në të njëjtën kohë. Duhet me kontrollu sallën a është gjithçka në rregull, kemi aparatura të shumta, pacienti konektohet përmes tavolinës që është në rrymë... ka aparatura shumë dhe janë të ndryshme për secilin operacion, ka qindra instrumente...”, tha ajo.
“Dita si të fillon ki me shku me bo larjen kirurgjike të duarve... E para ndërrohesh, e ndërron gardërobën. Gjatë sallës e përgatit pjesën sterile, kontrollohen të gjitha. Për shkak të kushteve sterile që duhet të jenë, në sallë sterilizohet edhe ajri, nuk duhet të ketë komunikim me ambientin, nuk ka as dritare”, tha ajo.
Sipas Cakollit, pas përgatitjes, personeli shëndetësorë në sallën operative nuk mund ta prekin më as veten, përveç pjesës së sipërme deri te beli.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë”, mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/


















































