LAJMI I FUNDIT:

Edhe 18 vjet pas luftës, familjarët kërkojnë mbi 1600 persona të pagjetur

Edhe 18 vjet pas luftës, familjarët kërkojnë mbi 1600 persona të pagjetur

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Ndërkohë edhe 18 vjet pas luftës, familjarët kërkojnë mbi 1600 persona të pagjetur.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, i ftuar në emisionin e mëngjesit të RTK-së tha se edhe pse pas 18 vitesh çështja ka mbetur peng.

“Tash 18 vite familjarët i kujtojnë më të dashurit, çështje e cila ka stagnuar pothuajse 90% . Mbi 1600 persona dihet nga janë marrë dhe nga kush dhe nuk po bëhet asgjë”, tha Qerkini.


Sipas tij, edhe pse është krijuar Grupi punues, faktikisht ky grup ngelet i kufizuar e fajin kryesor e kanë vendorët e ndërkombëtarët, të cilët nuk po bëjnë sa duhet rreth kësaj çështje.

“Ndërkombëtarët janë këtu për të na ndihmuar por vendorët janë ata që duhet t’i qesin kushte atyre dhe palës serbe ku kjo e fundit kërkon edhe para për gjurmime”, theksoi Qerkini.

Sa i përket familjarëve, Qerkini thotë se ata janë ne pozitën më të keqe,  sepse janë ata të cilët presin në ankth dhe shpresojmë se gushti tjetër mos t’i gjejë me këto rezultate të dobëta.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori