Ed Sheeran, artisti me famë ndërkombëtare, shquhet të jetë ndër më të veçantit ndonjëherë.

Ai pati rastin që të performojë në funeralin e Michael Gudinski në Melbourne, teksa mahniti shikuesit, shkruan Daily Mail.


30-vjeçari padyshim që performoi këngën e re, të cilën ia kushtoi vajzës së tij, Lyra.

40880716 9397543 image a 3 1616589917661

Derisa këndonte vargjet e shkruara, Ed shpërtheu në të qara, ndërsa kërkoi falje dhe iu rikthye sërish mikrofonit.

“Nuk kamë qenë asnjëherë në nervoz. Më falni që ngatërrova tekstin”, u shpreh ai.

40880608 9397543 image a 2 1616589898777

Kënga përndryshe ishte e realizuar gjatë karantinës, teksa përpos kësaj artisti kishte shkruar edhe shumë hite të tjera të pa lansuara.

Sheeran ndër të tjera është së bashku me Cherry Seaborn, me të cilën edhe ndajnë vajzën, e cila erdhi në jetë në gusht të vitit 2020. /Telegrafi/

40880766 9397543 image a 5 1616589991557