Kur Alois Ruf ia vë emrin një Porsche-je, të gjithë e dimë se ajo është diçka e veçantë.

Por një herë në vitin 1989, Ruf prodhoi një 928 shumë të veçantë.


I quajtur Ruf 928R, kjo Porsche me motor përpara është një model unik i krijuar për ish-kryetarin e Samsung Group, Lee Kun-Hee.

Ruf filloi me një karroceri me ngjyrë të bardhë.

Tani vetura është në shitje falë shtëpisë së ankandeve Gooding Christie's, e cila do ta prezantojë automjetin në Amelia Island në fillim të marsit.

Vlerësimet para ankandit variojnë nga 400,000 deri në 500,000 dollarë.

Duke pasur parasysh se ky është i vetmi Ruf 928R i ndërtuar ndonjëherë, ka një shans të mirë që kjo veturë t'i përmbushë këto vlerësime.

Ankandi fillon më 5 mars. Thjesht duhet të jini të gatshëm të shpenzoni një milion dollarë për të. /Telegrafi/