LAJMI I FUNDIT:

Qentë sulmojnë më shpesh një grup të caktuar njerëzish

Qentë sulmojnë më shpesh një grup të caktuar njerëzish
(Foto: Pexels)

Hulumtimi i kryer në Britaninë e Madhe doli në përfundime interesante. Sipas revistës Dog, nëse jeni në ankth, gjasat që një qen t’ju ​​kafshojë janë më të larta.

Megjithatë, në atë studim, u zbulua po ashtu se ky grup njerëzish raportojnë më pak kafshime qeni dhe kërkojnë më rrallë ndihmë mjekësore, përkundër se janë më të rrezikuar.


Tutje studimi i kryer zbuloi se sa më pak në ankth ose depresion të jetë një person, aq më pak ka gjasa që të kafshohet nga një qen.

Pse nuk është mirë të flini me kafshë shtëpiake
Lexo po ashtu Pse nuk është mirë të flini me kafshë shtëpiake

Po kështu, nëse jeni një person më i paqëndrueshëm mendërisht, ka më shumë gjasa që të sulmoheni nga një qen.

Hulumtimi tregoi se 44 për qind e pjesëmarrësve në studim që ishin sulmuar nga një qen, kjo u kishte ndodhur para moshës 16 vjeçare, derisa 55 për qind e të anketuarve ishin kafshuar nga një qen që nuk e kishin parë kurrë më parë. /Telegrafi/

Si duhet t'i kuptojmë sinjalet që na japin qentë përmes gjuhës së trupit
Lexo po ashtu Si duhet t'i kuptojmë sinjalet që na japin qentë përmes gjuhës së trupit