Kujdesi për lëkurë të butë dhe të lëmuar është shumë i rëndësishëm për parandalimin e plakjes së saj, veçanërisht në përpjekjet për të luftuar rrudhat.
Pavarësisht se sot, në dyqane të kozmetikës apo edhe në farmaci gjenden lloje të ndryshme kremrash dhe trajtime për lëkurën e fytyrës disa përbërës natyralë funksionojnë vërtetë më mirë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një metodë shumë të thjeshtë dhe të lehtë natyrale për pastrimin e lëkurës përmes të verdhës së vezës.
Vezët janë një mënyrë ideale për të marrë më shumë proteina dhe vitamina për të cilat lëkura ka nevojë. Veza ofron një spektër të gjerë, por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrat dhe ushqyesit. Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D.
Hap poret e lëkurës
Përdorimi i të verdhës së vezës për lëkurën e fytyrës ndihmon në hapjen e poreve duke larguar papastërtitë dhe duke i dhuruar lëkurës shkëlqim dhe butësi.
Rrihni një të verdhë veze, shtojini disa pika lëng limoni për të larguar aromën e vezës dhe lyeni me të fytyrën. Mbajeni derisa veza të thahet në lëkurë e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Bëjeni këtë trajtim për të paktën një herë në javë.
Ideale për lëkurë të thatë
Kombinoni në një tas të vogël të verdhën e një kokërr veze, një lugë gjelle mjaltë dhe disa pika vaj bajamesh nëse keni, në të kundërt përdorni vaj ulliri.
E verdha e vezës është e pasur me vitaminën A dhe proteina duke ushqyer lëkurën. Aplikojeni masën në fytyrë dhe mbajeni përreth 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Edhe këtë trajtim mund ta përgatisni një apo edhe dy herë në javë.
Lëkurë elastike dhe më pak rrudha
Aplikimi i rregullt i të verdhës së vezës (një deri dy herë në javë) për lëkurën ndihmon në parandalimin e rrudhave dhe tendosjes e lëkurës.
Mjafton të përdorni të verdhën e vezës kombinuar me pak lëng limoni për maksimumi dy herë në javë dhe lëkura juaj do të duket më e re, e butë dhe e lëmuar.
Megjithatë, nuk duhet t’i përdorni vezët për lëkurën në rast se jeni alergjikë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Unë vishem vetë!
Maska më e mirë kundër zbokthit
Mami! Po më dhemb koka!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre