E turpshme: Publikohet video ku Zlatan Ibrahimovic fyhet në baza etnike nga njerëzit në stadium në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas

Zlatan Ibrahimoviç ishte subjekt i fyerjeve etnike gjatë ndeshjes ku Milani luajti në Ligën e Evropës ndaj Cvrena Zvezdas të enjten.
Sulmuesi me prejardhje boshnjake, qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, ku Rossonerët morën një barazim 2-2.
Një video e postuar nga gazetarja Arnesa Buljušmić-Kustura në ‘Twitter’ tregon se si sulmuesi i Milanit ka qëndruar i palëkundur kur disa njerëz në stadium e ofenduan atë.
Fjalët e tifozëve kishin të bënin me prejardhjen boshnjake të Ibrahomvic, ku u përdoreën terme fyese për këtë kombësi.
Në këtë ndeshje nuk duhet të kishte fitozë në stadium, por duket se kryesia e klubit Crvena Zvezda i ka thyer kufizimet që vijnë për shkak të COVID-19.
Ibrahimoviç u quajt "Balija", një fjalë e turpshme që përdoret për boshnjakët etnik, e që nacionalistët serbë e kanë përdorur si një nga fyerjet më të mëdha drejt boshnjakëve, ka treguar gazetarja Buljušmić-Kustura. /Telegrafi/























































