LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka njoftuar për shtatë raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raport, rastet e dhunës kanë ndodhur në Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Klinë, Gjakovë dhe në Veri të Mitrovicës.

Obiliq 21.06.2022 – 22:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Podujevë 21.06.2022-23:00. Me 22.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 22.06.2022-17:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar gomat e automjetit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në QKUK-psikiatri për shkak të problemeve psikike, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klinë 21.06.2022-16:00. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare . Me  vendim të prokurorit, e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ,rasti në procedurë hetimore.

Gjakovë 22.06.2022-07:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .

Rr. Nëna Terezë , Gjakovë 22.06.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor.

Mitrovicë Veri 21.06.2022 – 22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave një femër dhe një mashkull kosovarë përveç kësaj i njëjti ka shkaktuar zjarr. Në vendngjarje zjarrfikësit kanë bërë shuarjen e zjarrit, ndërsa gjatë kontrollit në trup, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.35 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në ndalim policor.