Një ushtare femër është nderuar së fundmi si “truproje e shkëlqyer” pasi ajo u vu re, teksa ishte e pranishme në Samitin e G20-tës në Kinë.

Udhëheqësit e lartë u takuan në Hangzhou, për të biseduar rreth disa çështjeve të rëndësishme për Kinën, por një vajzë e veshur si ushtarë ua tërhoqi të gjithëve vëmendjen.


Vajza në fjalë është identifikuar si Shu Xin nga qyteti Guiyang i Kinës jugore, raporton Daily Mail.

Shu mori famë nga një foto e publikuar në Internet, nga agjencia e lajmeve Xinahua, të cilët i dedikuan asaj një artikull të titulluar: “Kush është truproja më e fuqishme e samitit të G20”.

Mediat kineze thotë se ajo pëlqen të këndojnë dhe të vallëzojë në kohën e saj të lirë, e ndërsa ka fituar njëherë çmimin e dytë në konkursin e këndimit Yancheng. /Telegrafi/

f1

f3