Një grua të cilën e quanin “Barbie” kur u bashkua me Marine Corp në SHBA ka provuar se ata që kishin dyshimet te ajo, kanë qenë shumë gabim.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo u gjend në krye të klasës së saj dhe u vendos në misione disa vende të botës.


sa1 7

Brie Burgett, një 28-vjeçare nga Lancaster, Ohio, u diplomua në kolegj me një diplomë të dyfishtë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në vetëm 19 vjeç, luftoi për të gjetur një punë të përshtatshme, por siç duket nuk e kishte të lehtë për shkak të moshës së re.

sa2 1

Menjëherë pas kësaj, ajo u takua me disa degë të ushtrisë dhe vendosi të bashkohet me Korpusin Detar në vitin 2011 - duke e bërë atë gruan më të re “të angazhuar” në atë kohë.

sa3 1

“Njerëzit zakonisht janë të befasuar kur mësojnë për punën time sepse nuk dukem siç njerëzit i shohin marinsat”, tha Brie.

sa7

sa8

“E dija se bashkimi me marinsat do të ishte me të vërtetë sfiduese - fizikisht dhe mendërisht - si dhe një mundësi e shkëlqyeshme për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar përvoja të vlefshme”.

sa4 1

“Ka kaq shumë individë jashtëzakonisht të aftë. Të punosh me këta njerëz çdo ditë është një nxitje e vazhdueshme për të vazhduar të punosh shumë”, shtoi ajo.

sa5

Megjithatë, përkundër vështirësive, ajo ia ka arritur dhe thuhet se ka qenë pjesë e disa dislokimeve dhe ka udhëtuar në 108 vende të ndryshme, përfshirë Japoninë, Gjermaninë dhe Tajlandën. /Telegrafi/

sa6