LAJMI I FUNDIT:

E preferuara e sezonit: Përse keni nevojë për një çantë të thurur?

E preferuara e sezonit: Përse keni nevojë për një çantë të thurur?

Nga çantat praktike deri tek ato të voglat që duken si kuti, çantat e thurura janë aksesorë të përsosur të veshjeve verore

Çantat e thurura janë një shembull i vërtetë i një aksesori të domosdoshëm veror që garantohet të rishfaqet nga viti në vit.


Çantat e preferuara të thurura dhe ato të thurura me fije kashte të të gjitha formave dhe madhësive janë aksesorë të përsosur të gardërobës suaj verore, pavarësisht nëse shkoni në park për një piknik, pazar apo kafe me miqtë, transmeton Telegrafi.

Ka një arsye pse ndikimi i Dukeshës së Kembrixhit në modë dhe trendë quhet “Efekti Kate”.

Në fillim të këtij viti, gruaja e Princit William solli nga Karaibet disa çanta të thurura dhe tregoi se si ato mund të jenë një shtesë elegante për kombinimin tuaj të ditës apo mbrëmjes.

Nga çantat praktike deri tek ato të voglat që duken si kuti, çantat e thurura janë një aksesor i gjithanshëm, perfekt për kombinimet e veshjeve verore.

E përbashkëta e zonjave nga galeria jonë është se ato nuk i kushtonin rëndësi asaj që kishin veshur – me çdo print, prerje apo ngjyrë të rrobave, çantat klasike të thurura ngjyrë bezhë përshtaten në mënyrë të përsosur.

Bëhuni mbretëresha e stilit edhe në plazh! Avantazhi i varianteve të mëdha të këtyre çantave është se ato mund të jenë një aksesor praktik, por edhe modern për të shkuar në banjë.

/Telegrafi/