Erling Haaland është futbollisti i momentit në botë, me norvegjezin që është shndërruar në një makineri golash.

Sulmuesi i fuqishëm norvegjez shënon e asiston thuajse në çdo ndeshje, teksa Borussia Dortmund arriti t'i rezistojë ofertave në afatin kalimtar veror.


Por nga qershori i vitit 2022, do të aktivizohet një klauzolë që e lejon norvegjezin të largohet nga Signal Iduna Park për 90 milionë euro.

Erling Haaland 2

Kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Paris Saint Germain e Juventus të vihen pas tij.

Se do të jetë e vështirë ta mbajnë Haalandin në Signal Iduna Park e ka pranuar edhe shefi ekzekutiv i verdhezinjve, Hans Joachim Watzke.

"Sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që Haaland të mbetet tek ne, por nuk po them që është e pamundur".

Erling Haaland 1 scaled

"Ne si klub do të bëjmë gjithçka për t'i mbajtur lojtarët tanë kryesorë në radhët tona, por tek rasti i Haaland do të jetë e vështirë", deklaroi Watzke.

21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në tetë ndeshjet e para ka shënuar 11 gola e ka bërë katër asistime.

Erling Haaland 3

Haaland u bashkua me Dortmundin në janarin e vitit 2020 nga RB Salzburg për 20 milionë euro, derisa sot vlerësohet si sulmuesi më i mirë në botë. /Telegrafi/