LAJMI I FUNDIT:

E pranoi fajin dhe u dënua me dy vite burg njëri nga 14 të akuzuarit për keqpërdorim seksual të 15-vjeçares nga Velesi

E pranoi fajin dhe u dënua me dy vite burg njëri nga 14 të akuzuarit për keqpërdorim seksual të 15-vjeçares nga Velesi

Njëri nga 14 të akuzuarit nga Velesi, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme për keqpërdorim seksual të një fëmije 15-vjeçar nga Velesi, e ka pranuar veprën penale dhe Gjykata Themelore Penale e Shkupit e ka dënuar me dy vite burg.

“I akuzuari R. A. (27) nga Velesi, i akuzuar për veprën përdhunim e pranoi fajësinë dhe u dënua me dënim jashtëgjyqësor prej 2 vite burg. Personit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa për të gjithë të tjerët procedura vazhdon me përjashtim të publikut me propozim të prokurorit publik”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

Gjyqi për 13 personat e mbetur filloi më 19 shtator. Tre akuzohen për “Trafikim me fëmijë”, disa për veprën “Sulm seksual” ose “Përdhunim” dhe një për “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”. Të gjithë janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç.


Grupi u zbulua pasi një personi nga Tetova, në një rast shpërndarjeje droge, iu konfiskua në cilësinë e provës telefoni dhe ndër materialet në të është gjetur edhe video e fëmijës nga Velesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori