LAJMI I FUNDIT:

E përmirëson lëkurën më mirë se botoksi dhe bën të dukeni 10 vite më e re

E përmirëson lëkurën më mirë se botoksi dhe bën të dukeni 10 vite më e re

Nuk është nevoja të shpenzoni më para për t’u dukur e re dhe e bukur. Ekspertët e bukurisë nuk rekomandojnë kirurgji plastike, por sugjerojnë që të provoni metoda me përbërës natyral, e të cilat sigurojnë se do të arrini rezultatet e dëshiruara.

Me këtë metodë natyrale, do të dukeni shumë më e re se ç’keni imagjinuar, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

– Një apo dy lugë gjelle vaj kokosi

– Një të bardhë të vezës

– Gjysmë luge gjelle lëng limoni

Në një legen thyeni vezën dhe shtojani dy përbërësit tjerë. Pastaj, pastrojeni fytyrën me ujë të vakët dhe sapun, thajeni me peshqir dhe aplikojeni produktin.

Duke i përdorur gishtat, bëni masazh fytyrës në mocion rrethor.

Lëreni produktin të qëndrojë 15 minuta në fytyrë, pastaj pastrojeni me ujë ose çaj kamomili. Efektet do t’i vëreni menjëherë, pasi që maska i heqë rrudhat si asgjë tjetër! /Telegrafi/