LAJMI I FUNDIT:

A e parandaluan Shqipëria dhe Kosova sulmin terrorist, që ishte planifikuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael?

A e parandaluan Shqipëria dhe Kosova sulmin terrorist, që ishte planifikuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael?

Të shtunën e kaluar autoritetet në Shqipëri dhe ato në Kosovë arrestuan katër, respektivisht nëntë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Katër të arrestuarit në Shqipëri, sipas burimeve brenda policisë të mediave në Tiranë, po planifikonin të kryenin sulm terrorist në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Izrael, që do të zhvillohej në Shkodër, transmeton gazetametro.net.

Të dyshuarit, dy nga ta të lindur në Shkodër e dy në Dibër, vepronin brenda një rrjeti rajonal ku përfshihej Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.


Top Channel raportoi të martën se sipas hetimeve, bëhet e ditur se të dyshuarit mbanin komunikim të vazhdueshëm me pjesëtarë të ISIS-it në Siri dhe planifikonin sulme në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Kjo bëri që Federata Shqiptare e Futbollit ta zhvendosë ndeshjen e së shtunës kundër Izraelit nga Shkodra në Elbasan.

Lidhur me këtë, agjencia e lajmeve AFP është interesuar nëse edhe grupi i nëntë të arrestuarve në Kosovë, dyshohet se ishte pjesë e përgatitjeve të ndonjë sulmi në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Izrael.

Prokuroria e Republikës së Kosovës i ka thënë AFP-së se grupi po planifikonte “sulme në ndërtesa dhe institucione vitale të Kosovës”, por deri tani nuk kanë informacione se ata po planifikonin edhe ndonjë sulm në Shqipëri.

Gjatë operacionit të së shtunës, nëntë persona ishin arrestuar në territorin e Kosovës si pjesë e aksionit që vuri në pranga të katër të dyshuarit në Shqipëri.

Sipas autoriteteve, nga viti 2012 deri më 2014, rreth 120 shqiptarë iu bashkuan ISIS-it dhe 15 prej tyre humbën jetën në Siri ose Irak. /gazetametro/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori