LAJMI I FUNDIT:

E njihnit ushtrimin që na ripërtërinë për shtatë vjet?

E njihnit ushtrimin që na ripërtërinë për shtatë vjet?

Me kalimin e viteve, fytyra fillon të rrudhoset dhe kjo nuk ndodh thjesht sepse muskujt e saj dobësohen apo sepse prodhimi i kolagjenit a elasticiteti, bien

Ka një tjetër shkak që ndikon tek plakja dhe është zhvendosja e kockave të fytyrës. Si rezultat i kësaj, fytyra e humbet formën fillestare, mollëzat bien dhe mjekra mblidhet. Gjithsesi, edhe për këtë ka zgjidhje!


Një teknikë e veçantë japoneze konsiston në masazhimin e fytyrës në një formë të tillë që kockat tona të shkojnë në pozicionin fillestar.

Cilat janë ato, i shihni më poshtë!

Para se të filloni procedurën, merrni një pasqyrë dhe masazhoni fytyrën me vaj. Do t’ju ndihmojë për t’i bërë lëvizjet më lehtë dhe pa acaruar fytyrën me duar. Mos harroni gjithashtu që fytyra të jetë e pastër.

1. Ngritja e mollëzave

Vendosini bërrylat në tryezë dhe bëni duart grusht si në foto. Vërini poshtë mollëzave dhe në anë të kundërt me pjesën e poshtëme të fytyrës. Muskujt duhet të jenë të relaksuar. Qëndroni për 5 sekonda në atë pozicion.

2. Punoni me ballin

Bëjini duart grusht dhe masazhoni pjesën e ballit duke filluar që nga mesi i tij. Rrëshqitni duart deri tek pjesa afër veshëve. Do ta ndjeni veten shumë herë më të qetë!

3. Merruni me zbutjen e mollëzave

Mbajini duart të lidhura kurse gishtin e madh drejt, sepse është ai që do t’ju duhet më së shumti për këtë ushtrim. Gishtin e madh të djathtë, vendoseni poshtë syrit të majtë, afër pjesës së hundës dhe përkëdhelni lehtë pjesën përreth mollëzave. E mira është që ky ushtrim të përsëritet të paktën 2 herë.

4. Zbutja e ballit

Pasi t’i keni bërë duart grusht, mbajini në këtë pozicion. Vazhdoni me këtë pozicion duke përsëritur uljen dhe ngritjen e duarve tek pjesa e ballit. Kjo ndihmon shumë në qetësimin e muskujve të fytyrës.

5. Hapja e syve

Mbyllini sytë dhe me dy gishta si në foto masazhoni pjesën e kapakut të syve dhe zonën sipër vetullës.

6. Punoni me pjesën e poshtme të fytyrës

Pasi t’i keni bërë duart grusht, përdorni gishtin tregues dhe atë të mesit për të masazhuar pjesën e poshtme të fytyrës deri në cepin e buzëve. Gjithsej, duhet të bëni 7 ose 8 lëvizje të tilla.

7. Përfundoni masazhin

Me mollëzat e gishtave nisni të prekni lehtë ballin tuaj për të vazhduar me mollëzat, pjesën poshtë dhe anët e qafës tuaj.

Çfarë përfitoni duke bërë këto ushtrime të paktën 1 herë në javë?

1. Fytyra juaj nuk do të ndihet më aq e lodhur.

2. Do të shihni që s’do të keni rrathë të zinj dhe bardhësia në fytyrë do shtohet.

3. Duke qenë se fytyra bëhet më elastike, edhe rrudhat më të thella do të eliminohen.

4. Gjaku do të qarkullojë më mirë dhe kjo ndikon në përmirësimin e lëkurës.

/Telegrafi/